Kodi i referencës | I/2-195 |
Titulli | Ne shtigjet partizane |
Sinopsi | Ne Tirana te rinjte qe do te nisen per ne eskursionin qe do te pershkoje rrugen qe ka pershkuar Brigada e I-re sulmuese. Komandanti i marshimit eshte Vehbi Hoxha. Ne mes te eskursionisteve eshte dhe Dritero Agolli. Rruga vazhdon permes Pezes heroike. Te rinjte duke kaluar lumin e Devollit dhe bejne nje pushim te vogel. Kryetari i Keshillit te fshatit bashke me komandantin e eskursionit ju tregojne te rinjve disa ngjarje nga udhetimi i Brigades se I-re Sulmuese. Fashtaret i shoqerojne te rinjte ne udhetimin qe bejne. Rruges fryn ere. Duke mali i Tomorrit me bore. Rruga eshte e gjate dhe me veshtiresi te medha. Kalojne Gurin e Prere dhe Qafen e Gjarperit. Gjate kesaj rruge te rinjte gjejne nje cope predhe. I riu Bahri Xhangolli kujton ne kete moment vellane e tij deshmore te vrare ne kete vend. (253, 10m) Eskursionistet kalojne Gryken e Zarecit dhe nisen drejt Moglices. Moglicaret i presin si priten partizanet gjate luftes. Ne Strelcen e Gores kane dale pionieret per ti pritur. Rruges kalojne nje ure me litar dhe shkelin neper balten e Mokrres. Regjisori i filmit mban shenime. Rruga eshte veshtiresuar. Bora ju ka keputur gjunjet. Fillon te bjere shi. Arrijne ne fshatin Dunice ku partizanet zune te gjalle 500 armiq. (218m) Tani ata jane ne nje baze partizane. Plaku i shtepise Estref Braholli ju tregon atyre se si shtabi i Brigades se I-re studioi deri vone porosite e Partise dhe te shokut Enver Hoxha. Pas pushimit prej 2 ditesh te rinjte nisen per ne zonat e veriut. Ketu vjen Mehmet Shehu i shoqeruar nga Petrit Dume. Mehmet Shehu ju flet te rinjve. Ndersa nje vajze i ve ne qafe shokut Mehmet nje shall te partizaneve. Komandanti i marshimit ju flet te rinjve, me harte ju tregon rrugen e bere nga Brigada e I-re Sulmuese. Gjate udhetimit kalojne te perpjeten e Skrokskes, ku brigada u gjend e rrethuar nga armiqte. Fshataret i presin te rinjte me gezim. Fshataret i shoqerojne te rinjte ne rrugen e tyre. Hoxhe Shota me gjithse eshte invalid me nje kembe ecen ne rrugen e veshtire. Kalojne rreze malit te Shebenikut i cili eshte i thinjur me bore. Ne stanin e Dragoshtinit kane ardhur te rinjte e Librazhdit ku priten me muzike. Nje pjese shkojne ne shtepine e Aishe Kadiut e cila ju tregon se ne kete shtepi ka ndenjur Mehmet Shehu. Te rinjte flene jashte prane zjarreve te ndezur. (302, 80m) Rruga vazhdon drejt Qarrishtes. Luftetari i vjeter Vehbi Hoxha ju tregon se ne Qarrishte armiku i kish zene prite kudo. Vendosin nje kurrore ne lapidarin e deshmoreve. Kalojne ne drejtim te perroit nga kaloi Brigada per te care rrethimin. Ne Zabzun ata shohin shtepine ku ndodhej shkrimtari Haki Stermilli kur mbriti Brigada e I-re S. Ne Prodonin e Dibres i presin me orkester dhe me pershendetje. Ne lagjen ku ka qendruar Enver Hoxha gjate operacionit te dimrit jepet nje koncert. (254 m) Te rinjte e Burrelit duke care boren dhe vetem pas 4 oresh mbrijne per te takuar te rinjte eskursionist. Bashke me ta kane dale dhe te rinjte dhe grate e Martaneshit. Fshataret i presin me kenge e valle. Nje vajze me kembe te lidhur vazhdon rrugen dhe nuk pranon te kthehet pas. Kalojne shkollen e Voles. Ne fshatin e Voles fshataret i presin me dhalle ne vend te ujit. Te rinjte duke ecur neper male. Ne Gurin e Madh te Matit, fshateret i presin me lule e duartrokitje. Duke kaluar neper shi e bore ata arrijne ne Selite, Shermen e Shengjergj. dhe me ne fund pas 21 ditesh marshimi ata mbrijne ne Tirane. (340. 90 m) |
Çmime | |
Skenarist | Dritero Agolli |
Teksti | |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | Donika Muci |
Operator | Dhimiter Lala Asim Raxhimi, op/zeri |
Piktor | Namik Prizreni |
Montazhier | Namik Prizreni |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1966 |
Viti i premierës | 1966 |
Numri i akteve | 5 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 46 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Filmi i dedikohet eskursionit te rinise ne rrugen qe ka bere Brigada e I-re Sulmuese per ti ardhur ne ndihme Shtabit te Pergjithshem te Luftes Nac- Cli, gjate operacionit te Dimrit. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article