Kodi i referencës I/2-93
Titulli Qyteti i 1000 dritareve
Sinopsi Pamje e maleve, luginave, lumi ku nje djale i vogel peshkon me grep. Qyteti zgjohet, nje vajze hap penxheret, punetoret nisen per ne pune. Punetore punojne ne ndertim. Shtepi te reja banimi, femijet shkojne ne shkollen e re. Ne nje kopesht lozin femijet e vegjel. Nje piktor pikturon qytetin e Beratit. Kalaja e Beratit per te cilen jane thurur shume legjenda, nje nga te cilat eshte ajo e dy kreshnikeve Tomorri dhe Shpiragu. Dy vellezer qe u dashuruan me bukuroshen Fate. Te dy kreshniket u vrane me njeri tjetrin dhe si denim perendia i ktheu ne male dhe bukuroshen Fate e ktheu ne nje shkemb qe sherbeu si themel per kalane. Ndersa lumi qe kalon neper Berat thuhet se eshte formuar nga lotet e Fates. Pamje te mureve gjigande te kalase se Beratit e cila eshte ndertuar ne shekullin e IV para eres se re nga fisi ilir i Desareteve. Ndersa muret e tjera jane ndertuar ne shekullin e 13 nga dhespoti Mihal Engjell Komneni. Akti i dyte fillon me pamje nga kalaja e Osumit dhe nga Myzeqeja. Pjese nga filmi “Skenderbeu”. Kisha e shen Marise se Vllahernes, shek 14. Kisha e shen Triadhes, shek 14. Ne faqen shkembore te kalase eshte ndertuar kisha e shen Mehillit. Kishat jane te pikturuara nga piktoret shqiptare. Nje epitaf i mbuluar me fije argjendi, punuar nga Gjergj Arianiti ne vitin 1313 nen sundimin e Balshajve. Kishat jane punuar me mjeshteri nga mjeshtra vendas me skalitje artistike. Rrugicat e Kalase, ura e ndertuar nga Kurt Pasha. Pamje e lagjes Mangalem. Grate ne rrugicat e Mangalemit dhe perpara portave duke pire kafe ose duke qendisur. Grate mbushin uje ne cezmat dhe thurin corape. Shtepi beratase. Dhoma e shtruar me mindere, musendra te skalitura me dru, oxhaku dhe tavani i skalitur. Muzeu ku ruhen veshjet e punuara me ar. Rrip prej argjendi, nallane te punuara me sedef. Nje grua e moshuar dhuron ne muze rrobat e saj te nuserise. Mbremje. Levizje ne qytet.
Çmime
Skenariste Marianthi Xhako
Regjisore Marianthi Xhako
Formulimi muzikor Ismail Balla
Operator Hamdi Ferhati
Piktor Vasil Lalo
Montazhier
Zëri Koco Tollko
Kategoria Dokumentarë
Kroma Bardhe e zi
Viti i prodhimit 1959
Viti i premierës 1959
Numri i akteve 3
Kohëzgjatja (në minuta) 24:28
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Berat
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Film dokumentar mbi qytetin e lashte te Beratit.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit