Kodi i referencës | I/2-86 |
Titulli | Festa e forces, shendetit dhe bukurise |
Sinopsi | Ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” hapet spartakiada e pare kombetare. Ne tribune ndodhen Enver Hoxha dhe udheheqes te tjere te partise dhe te shtetit. Ngrihen flamujt shqiptare dhe sovjetike. Flasin shoket Vasil Konomi dhe Manush Myftiu. Paraden e hapin kuadrot e fiskultures dhe me pas sportistet dhe partizanet e qyteteve te ndryshme si Durresi, Korca etj. klubi “Dinamo”, nxenesit e shkollave te mesme, studentet e Universitetit, punonjesit e qendrave te ndryshme te punes dhe fiskulturistet ushtarake. Pioneret i dergojne lule udheheqjes. Hysni Kapo, Beqir Balluku, Petrit Dume, Koco Theodhosi, Spiro Koleka, Manush Myftiu etj shohin spartakiaden nga tribuna. Sportistet e Vlores zhvilluan ushtrime me top ne brigjet e Adriatikut. Dinamovitet me ushtrimet e tyre mbi rojet e kufirit bejne harten e Shqiperise dhe piramidat me roje. Zhvillohet nje ndeshje volejbolli midis Partizanit dhe 17 Nentorit. Nxenesit e shkollave 7-vjecare te qytetit bejne ushtrime. Ushtrimi i titulluar “Lavdi Punes” ekzekutohet nga punetoret e qytetit. Nxenesit e shkollave te mesme shkruajne “Paqe miq”. Shkodra, Korca dhe Elbasani paraqesin aspekte nga bujqesia. Ne stadiumin “Pioneri”, zhvillohen ndeshje boksi e mundjeje. Fiskulturistet ushtarake me ushtrimet e tyre paraqesin rregullin dhe disiplinen. Marina jep shenjat e lundrimit, shkruajne “Ylli” dhe “Mbrojme atdheun”. Te rinjte e universitetit zhvillojne ushtrimin “Miqesia midis popujve”. Ne stadiumin “Studenti” ndeshen Partizani dhe Vllaznia. Shkruhet “1944 – 1959”. Lart valezojne flamujt e kampit socialist. |
Çmime | |
Skenarist | Koci Xheka Osman Palushi |
Teksti | |
Regjisor | Hysen Hakani |
Kompozitor | |
Operator | Jani Nano Sokrat Musha Agim Fortuzi Mandi Koci |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1959 |
Viti i premierës | 1959 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 22 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Tirane |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Dokumentar mbi spartakiaden e pare kombetare. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article