Kodi i referencës | I/2-81 |
Titulli | Kinoreportazh Nr.1 |
Sinopsi | Tirana ka levizje sepse pret Nikita Hrushovin. Ne aeroport kane dale per te pritur delegacionin sovjetik, bashke me udheheqjen tone edhe trupat diplomatike te akredituar ne Tirane. Ndodhet per vizite edhe Oto Grotevalt. Aeroplani ndalet dhe zbret Nikita Hrushov, takohet me shoket Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Marrin pjese ne pritje shoket Hysni Kapo, Manush Myftiu, Pilo Peristeri, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, Petrit Dume, Koco Theodhosi. Pioneret i japin lule, populli eshte rradhitur ne rrugen nga aeroporti e deri ne kryeqytet. Pas prezantimit me trupin diplomatik, kalojne ne reviste. Enver Hoxha pershendet ardhjen e delegacionit te PK te BS. Njekohesisht Hrushov falenderon per pritjen e nxehte qe iu be. Nga aeroporti e deri ne Tirane, populli i dhuron lue vazhdimisht. Makina ndalon ne pallatin e Brigadave. Viziten e pare delegacioni e ben ne Komitetin Qendror te PPSH, me pas nje vizite ne Keshillin e Ministrave te RPSH. Shoket Enver Hoxha dhe Hrushov bisedojne per miqesine e dy popujve tane. Ne seline e Kryesise se Keshillit te Ministrave vazhdojne bisedimet. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | |
Operator | Agim Fortuzi, Mandi Koci, Jani Nano, Sokrat Musha, Pashko Como |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1959 |
Viti i premierës | 1959 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 8 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Tirane |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Mbi viziten e delegacionit te Hrushovit ne Shqiperi. as/operator Dhimiter Lala. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article