Kodi i referencës | I/2-61 |
Titulli | Dite te paharruara |
Sinopsi | Fillon me gazetat te cilat japin lajmin mbi ftesen e Qeverise Sovjetike qe i behet nje delegacioni te Partise dhe Qeverise Shqiptare per nje vizite ne B. S. Delegacioni yne niset me vaporr nga porti i Durresit. Delegacioni kryesohet nga Mehmet Shehu, perbejne delegacionin shoket Gogo Nushi, Enver Hoxha, Rita Marko, Manush Myftiu, Pilo Peristeri, Kadri Azbiu, Spiro Koleka, Behar Shtylla, Ramiz Alia, Mihal Prifti dhe Haki Toska. Vaporri niset per ne Odesa. Delfinet ndjekin vaporrin. Per te pritur delegacionin tone ka dale ne port i gjithe populli i Odeses. Fjalen e pershendetjes e mbajti zv/kryetari i Keshillit te Ministrave te Ukrahines dhe me pas pershendeti sh. Mehmet Shehu. Kalojne bashke ne reviste. Delegacioni merr rrugen me tren per ne Moske. Pamje e Kremlinit, rruget e Moskes. Per te pritur delegacionin shqiptar kane ardhur ne stacionin e trenit, vec popullit rus edhe udheheqes te Partise dhe te shtetit sovjetik si Hrushov, Bulganin etj. Mehmet Shehu e Bulganin kalojne ne reviste. Sh. M. Shehu falenderon per pritjen e ngrohte dhe te perzemert qe iu be. Viziten e pare delegacioni yne ia beri Kryeministrit te B. S. Bulganin. Pastaj delegacioni yne u prit nga Presidenti i Presidiumit te Sovietit Suprem, shoku K. Voroshilov. Ne Komitetin Qendror te PK te B. S. , delegacioni u prit nga Nikita Hrushov. Ne 11 Prill filluan bisedimet midis Qeverive te te dy vendeve. Delegacioni yne ben nje vizite ne muzeun “Lenin-Stalin” ku vendosin kurora me lule. Me aeroplanin TV-104, delegacioni shqiptar shkon ne Tashkend. Ne aeroport pritet nga udheheqes te pushtetit lokal dhe nga populli. Kryetari i Keshillit te Ministrave te Uzbekistanit, sh. Komollov, dha nje pritje per nder te delegacionit tone. Pastaj delegacioni viziton nje kolkoz (ferme) te Uzbekistanit. Per nder te delegacionit tone u dha nje koncert. Ne vallet uzbekistane, valletaret moren pjesetaret e delegacionit. Mehmet Shehu e Rita Marko duke kercyer. Pas kercimit u veshin xhubet uzbekistane dhe u vendosin takija. Delegacioni viziton Leningradin. Vizite ne Muzeun e Arteve Figurative, pallatin e pionereve dhe uzinen “Lenin” ku foli edhe Enver Hoxha. Perseri ne Moske, delegacioni yne vizitoi Universitetin “Lomonosov”. Ne Kombinatin e Tekstilit, sh. Spiro Koleka, u flet punetoreve. Sh. Enver bisedon me punetoren e dalluar Adrianova. Fillon me pritjen qe dha ambasadori i Shqiperise ne Moske, Mihal Prifti. Ne pritje marrin pjese Hrushov, Bulganin, Vroshillov, Molotov dhe funksionare te tjere te Partise dhe te shtetit sovjetik. Flet Enver Hoxha. Me 16 Prill ne Moske u be nje miting i madh ku folen shoket Mehmet Sheu (sinkron rushisht), Bulganin dhe Enver Hoxha (sinkron shqip). Ne teatrin e Baletit u dha per nder te delegacionit tone opera “Dama Pik”. Pas operas shoku Enver takohet me artistet ne skene. Ne pallatin e madh te Kremlinit u nenshkrua deklarata e perbashket. nenshkruajne Bulganin, Mehmet Shehu, Enver Hoxha. Permban jehonen e madhe qe pati ne vendin tone nenshkrimi i traktatit te perbashket midis Shqiperise dhe B. S. Populli blen gazetat qe japin kete lajm. Punetoret dhe mbare populli flet per kete ngjarje me gezim te madh. Ne ekran tregohen te gjitha veprat e medha te ngritura ne Shqiperi me ndihmen e B. S. qe nga Hidrocentrali “Lenin” e deri te Kinostudio “Shqiperia e re”. Populli shkon ne Ambasaden sovjetike ne Tirane per te falenderuar Partine dhe Qeverine e B. S. Me 17 Prill delegacioni yne largohet nga Moska per tu kthyer ne atdhe. M. Shehu falenderon per mikpritjen e popullit dhe qeverise sovjetike. Rruges delegacioni ndalon ne Kiev ku pritet nga sekretari i Partise dhe nga Kiricenko. Vendosin kurora ne varret e deshmoreve, me pas vizitojne uzinen “Ekskavatori i kuq”. Ne miting flet sh. Rita Marko. Ketu bejne nje fotografi me punetoret. Me 26 Prill, delegacioni vjen ne Shqiperi. Per ta pritur ne portin e Durresit kane dale udheheqesit e Partise dhe te shtetit shqiptar Hysni Kapo, Beqir Balluku, Koco Theodhosi etj. Populli i mbledhur brohoret, sh. Enver perqafohet me shoket Hysni Kapo, Beqir Balluku, Liri Belishova. Ne mitingun e organizuar ne Durres flet sh. Gogo Nushi. Ne Tirane organizohet nje miting para Universitetit Shteteror te Tiranes me rastin e ardhjes se delegacionit ku flet sh. Mehmet Shehu (sinkron). Flet sh. Enver (sinkron) dhe shoket e tjere te udheheqjes te kapur perdore brohorasin bashke me popullin. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | Sofokli Afezolli |
Regjisor | Ilo Pando |
Kompozitor | |
Operator | Jani Nano, Hamdi Ferhati, Agim Fortuzi, Sokrat Musha, Mandi Koci |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1957 |
Viti i premierës | 1957 |
Numri i akteve | 5 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 39 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | B.S. |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Mbi viziten e delegacionit te Partise dhe Qeverise shqiptare ne Moske. Ne xhirimin e filmit ndihmoi edhe nje operator sovjetik. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article