Kodi i referencës | I/2-59 |
Titulli | Pusi 542 |
Sinopsi | Me 8 qershor 1957 shperthen nafta ne pusin 542. Kjo nafte duhet te frenohet. Kane ardhur per te dhene ndihmen e tyre dhe inxhiniere sovjetike. Per arsye te gazit te shumte vazhdimisht ka rrezik shperthimi. Per kete arsye zjarrfiksat vazhdimisht e mbajne pusin nen ujin e pompave. Kudo ka pellgje me nafte te grumbulluar. Puna e tyre eshte sa e veshtire dhe e rrezikshme. Duhet afruar armatura prej celiku ne gryken e pusit, plas zjarri. Vijne ndihma nga te kater anet. Njerez duke punuar token qe te mos hapet zjarri. Ka raste asfiksie. Autoambulaca qe con ne spital te plagosurit. (174, 60m) Centralet telefonike qe japin lajmin e plasjes se zjarrit. Nje ndihme te madhe jep BRSS dhe Cekosllovakia. Me traktor terhiqen mbetjet e pusit ku ka plasur zjarri. Per te pare gjendjen shkojne mjeshtri i cpimeve Qemal Mahmuti dhe brigadieri Sali Alushi. Ne mbasditen e 6 gushtit brigada speciale pergatit eksplozivin. N/kolonel Mendi Backa ve ne levizje dinamon dhe zjarri shuhet. Gezimi i punetoreve qe perqafohen me njeri tjetrin. (140m) Zjarrfiksat vazhdojne te hedhin uje me pompa. Te gjitha proceset drejtohen nga inxhinieri sovjetik, Nikollaj Kristoforivic, i cili ka mbyllur me dhjetra puse nafte. Pusi fillon te nxjerre nafte. Po me ate rrezik dhe veshtiresi vendoset dhe armatura e pusit e cila peshon disa kuintale. Behet mbyllja e grykes se pusit dhe nafta merr drejtimin e duhur. Caste gezimi, te gjithe punetoret dhe inxhinieret perqafohen me njeri tjetrin. Ata ngrene ne krahe inxhinierin sovjetik. Nafta kalon si lume neper toke dhe rezervuaret fillojne te mbushen. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | Shkelzen Shala |
Regjisor | Ilo Pando |
Formulimi muzikor | Ismail Balla |
Operatorë | Agim Fortuzi, Dhimiter Lala |
Montazhier | |
Zëri | Koço Tollko |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | Bardhe e zi |
Viti i prodhimit | 1957 |
Viti i premierës | 1957 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 15 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article