Kodi i referencës | I/2-55 |
Titulli | Perjete vellezer |
Sinopsi | Dita e 23 Janarit 1957, populli jone pret Anton Jugovin. Levizje neper rruget e Tiranes. Ne Durres ka ardhur anija “Dimitrov” e cila ka sjelle delegacionin. Artilieria bregdetare per nder te delegacionit qellon me te shtena topi. Per te pritur delegacionin kane dale udheheqes te partise dhe te shtetit si B. Balluku, S. Koleka, G. Nushi, si edhe populli i Durresit. Fjalen e pershendetjes e mban sh. M. Shehu kryetar i Keshillit te Ministrave (sinkron). Ne mes te nje entuziazmi te madh, fjalen e mer kryetari i Keshillit te Ministrave te Bullgarise sh. Antov Jugov (sinkron). Femijet i dhurojne lule delegacionit. Delegacioni niset per ne Tirane. Gjate gjithe rruges populli brohoret. Me udheheqjen ka dale dhe Maqo Como e Liri Belishova. Rruga kalon nga Shijaku, Kashari dhe Tirana. Po ate dite delegacioni ben homazhe ne varrezat e deshmoreve. Viziten e pare delegacioni ja beri Keshillit te Ministrave dhe K.Q. P. SH. Ne ekran dalin kuadro nga vizita e Enver Hoxha ne Bullgari ne vitin 1947. Sh. Enver bashke me Gj. Dimitrovin, pritja e popullit bullgar dhe fjalimet e sh. Enver ne stacionet e trenit si dhe nenshkrimi i traktatit te miqesise Shqiperi-Bullgari 1947. Fillon me pamjen e Tiranes. Pamje nga xhamija e shkaterruar ngelur nga lufta. Vizitojne muzeun e luftes Nacional – Clirimtare, kombinatin e tekstileve ne rrethin e Krujes, ne Shkoder etj. Me gjithe shiun e madh populli eshte mbledhur per te pritur delegacionin. Ne miting flet Enver Hoxha dhe Anton Jugov. Delegacioni shkon ne Elbasan. Gjate gjithe rruges populli pret delegacionin, fshataret hedhin valle. Ne qytetin e Pogradecit deleg. e presin me buke e kripe. Ne mitingun e organizuar ne qytetin e Korces flet sh. B. Balluku dhe Karlo Llukanov, minister i puneve te jashtme te R. P. te Bullgarise. Deleg. largohet nga Korca per ne koop. bujqesore te Lumalasit. Fshataret i presin me buke e sheqer. Vizitojne fabriken e sheqerit te Maliqit, vizitojne qytetin Stalin, puset e naftes, qytetin e Beratit. Ne miting foli sh. Primov. Rruges delegacioni ndaloi ne koop. bujqesore “Jeta e re”, fshataret ketu i priten me kenge e me valle. Anton Jukov dhe sh. M. Shehu. I gjithe delegacioni hedh valle me fshataret. Ketu ne Tirane ne sallen e teatrit popullor per nder te delegacionit u organizua nje koncert i madh. Asistojne Enver Hoxha, M. Shehu, R. Marko e A. Jukov. Fillon me bisedimet ne Pallatin e Brigadave dhe me nenshkrimin e delegates se perbashket dhe nje seri mareveshjesh nenshkruajne M. Shehu, A. Jugovi, pastaj A. Kellezi. Pas nenshkrimit te dokumentave, kryetari i Keshillit te Ministrave te R. P. Bullgare sh. Anton Jugov dhe udheheqesve te tjere ju dorezuan nga presidiumi i Kuvendit Popullor urdherat e larte e shtetit tone, pala bullgare Pipi Mitrojorgji. Ne dekorim asistojne Enver Hoxha, M. Shehu, H. Kapo, G. Nushi, M. Myftiu. Ne Komitetin Ekzekutiv te qyteti te Tiranes sh. Antov Jukov, keshilli popullor e deklaron “Qytetar nderi”. Afro 80 mije qytetare te Tiranes u mblodhen ne miting. Me kete rast ne emer te popullit foli sh. M. Shehu (sinkron) dhe sh. A. Jukov. Ne aeroport delegatet percillet nga udheheqes te partise, popullit dhe te shtetit. Me kete rast foli kryetari i Keshillit te Ministrave dhe sh. A. Jukov. Ushtaret kalojne reviste, pionieret japin lule. Deleg. hipen ne aeroplan dhe pershendet me dore. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | |
Operator | Jani Nano Sokrat Musha Hamdi Ferhati |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1957 |
Viti i premierës | 1957 |
Numri i akteve | 4 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 32 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Vizita e diplomateve Bullgare me ne krye Anton Jukov |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article