Kodi i referencës I/2-48
Titulli Pranvera e nente
Sinopsi Fillon me recitimin nga aktorja Besa Imami, te vargjeve te Naimit nga “Bageti e Bujqesi” e shoqeruar me panorama te bukura. Ne qytetin e Gjirokastres vijne barinjte per te derdhur te hollat ne arken e kursimit. Enver Aliu i kooperatives blegtorale “Asim Zeneli” derdh 30 mije leke ndersa bariu Nazif Shendoj derdh 18 mije leke. Femijet e Progonatit shkojne per te ngritur kooperativa blegtorale ne fshat, ngrihen shtepite e para provizore, pastaj stallat me gure. Ne fillim kane 1500 koke dhen. Cobani sjell nje qen te madh stani. Behet mbledhja e kryesise se kooperatives. Qe nga viti 1948, tani me 1956 vihet re nje ndryshim i madh. Ne kooperative vjen zooteknikja e rrethit te Gjirokastres Evanthia. Ajo shikon delet dhe jep udhezime qe tufa e deleve me koke te kthehet ne dele cigaja. Ne stacion pergatitet nderzimi artificial. (231 m) Pergatitet mjelja e dhenve, qumeshti cohet ne baxho ku behet djathi kackavall etj. Tani ne fshat ndertohen shtepi te mira banimi. Barinjte mbjellin kopshtet prane shtepive. Tani eshte periudha e qethjes se dhenve. Bariu Nazif Skendaj qeth 80 dele ne dite. Kryetarit i vene ne krah leshin e nje deleje. Femijet e vegjel duke ngrene kos, ruajne delet etj. Fabrika e stofrave te leshta ne Tirane. Kooperativistet blejne stofra. (210 m) Llogaritari i kooperatives blen ne Gjirokaster raki. Ne fshat festohet dita e shtegtimit. Te nesermen e darkes, kopeja e bagetive bashke me barinjte nisen per ne shtegtim. Ndersa ata qe rrine ne fshat kujdesen per ushqimin e bagetise, mbledhin barin dhe e bejne mullar. Grate tjerrin leshin e bagetive dhe punojne me te fanella, qilima etj. Ndersa me pare ketu nuk kishte nje mjek, tani vjen doktor Vasili i cili viziton te semuret dhe u flet fshatreve se si te parandalojne semundjen e militences. Ne kete fshat jane ndertuar shtepi te reja, fshtaret kane ne shtepi edhe makina qepese. Nje grua i ben banje femijes, ndersa pleqte kujtojne te kaluaren duke pire duhan. Nje djale i ri tregon ne film se si beu i binte me kamxhik. Shaban Rizai dhe Enver Haxhiu presin oficerin e liruar Mema Hitaj qe kthehet ne fshat. Cobani ruan delet qe kullosin. Harta e Shqiperise qe tregon se sa kooperativa blegtorale jane ngritur ne vendin tone. (215. 60 m)
Çmime
Skenarist
Teksti Llazar Siliqi
Regjisor Endri Keko
Kompozitor
Operator Jani Nano
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1956
Viti i premierës 1956
Numri i akteve 3
Kohëzgjatja (në minuta) 23
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Gjirokaster;Kurvelesh;Progonat
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Film dokumentar mbi ngritjen e kooperatives se pare blegtorale.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit