Kodi i referencës I/2-37
Titulli Ne festivalin e Varshaves
Sinopsi Filmi fillon me pamjen e qytetit te Durresit dhe nisjen e rinise shqiptare per ne festivalin e V te rinise ne Varshave. Disa kuadro nga udhetimi me vaporr. Kori i filarmonise shqiptare jep nje koncert per marinaret e vaporrit sovjetik. Nga vaporri duket porti bullgar “Stalin” dhe Kostanca ne Rumani. Festivalistet zbresin ne Kostance dhe nisen me tren. Gjate udhetimit me tren shohin peizazhe nga viset rumune. Qendra te bukura clodhjeje. Treni kalon ne Cekosllovaki dhe pastaj ne Varshave. Atje priten nga te rinjte. Ne Varshave po behen ndertime per te sheruar plaget e luftes. Pamje e Varshaves dhe stadiumit te marra nga lart. Neper rruget e Varshaves ka levizje, qyteti eshte zbukuruar me flamuj. Te rinjte shqiptare shetisin me autobus. Per ne stadium nisen te rinjte e 11 vendeve te botes. Ne mes tyre edhe rinia shqiptare e cila parakalon ne stadium. pastaj arrijne me rradhe rinia bullgare, braziliane, kineze, ceke, franceze me ne krye Raimonde Grace. Parakalojne Greqia, Qipro, India, Japonia, Korea, R. D. Gjeramane, Sudani, Amerika, Rusia, dhe parakalimin e mbyll rinia polake. Ne ceremoni behet ngritja e flamurit. Ne sallen e konferences jepet nje koncert me kenge e valle nga rinia polake. Ne parkun Vlladencki, ansambli sovjetik luan nje valle ukrahinase. Po ne kete park luajne valle vietnamezet dhe grupi yne i Zerqanit. Cmimin e dyte per kengen e fituan Ibrahim Tukiqi dhe Hysen Pelingu. Te rinjte shkojne ne kampin e pushimit te rinise polake. Pastaj fillojne vizitat. Te rinjte shqiptare u bejne vizite te rinjve kineze. Hysen Pelingu perqafohet me nje te ri kinez i cili kishta ardhur me je delegacion ne Shqiperi. tek riia shqiptare vijne per vizite te rinjte Arabe. Advijes (Mamices) i kerkojne autograf. Te rinjte kercejne vallen rumune Perinica. Te rinjte u dhurojne lule vajzave. te rinjte sovjetike bisedojne me te rinjte e tjere. Fotoreporteret marrin ne fotografi momente te bukura. shetisin ne bulevardin “Miqesia”. Ne ditet e pemeve te rinjte mbjellin pemet e miqesise. naten behet mitingu i 10 vjetorit te Hiroshimes. Flasin te rinjte qe nuk duan me te perseritet bombardimi i Hiroshimes. Mbahet mitingu i mbylljes se festivalit. Bruno Bernini lexon thirrjen e festivalit. Valsi i fundit mbyll festivalin. Fishekzjarre. Te pranishem Anastas Dushi dhe Nafiz Suli.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor Ilo Pando
Kompozitor
Operator Jani Nano dhe operatore polake
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1955
Viti i premierës 1955
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta) 21
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Ne festivalin e V te rinise ne Varshave
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit