Kodi i referencës I/2-10
Titulli Ne mbrojtje te paqes dhe lumturise se popujve. (Parada e 10 korrikut)
Sinopsi Tirana eshte ne feste. Pamje e sheshit “Skenderbej” me flamuj dhe fotografi te Enverit dhe Stalinit. Ne tribune kane zene vend udheheqes te partise dhe te shtetit si edhe diplomate te akredituar ne Tirane. Enver Hoxha degjon forcen e paraqitur nga Komandanti i parades Beqir Balluku, me pas se bashku kalojne ne reviste. Ne tribune bashke me udheheqjen jane: Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Myslym Peza, Bedri Spahiu, ndodhen gjithashtu nje gjeneral sovjetik, ministri Cuvakin si edhe delegacione ushtarake te B. S dhe Bullgarise. Paraden e celin partizanet e luftes, me pas garnizoni, njesite e gardes, kadetet e shkolles ushtarake, marina me ne krye Spiro Koten, policia popullore, brigada e kembesorise me flamurin e betejave, njesite malore, repartet e motorizuara, autoblindat. Parakalojne masat punonjese me portretin e Enver Hoxhes ne duar, rinia e kryeqytetit, punetoret e ndermarjeve industriale me portretin e Stalinit.
Skenarist
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Dokumentarë
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1948
Viti i premierës 1848
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 11
Vendi i prodhimit B.S. dhe Shqiperi
Vendi i xhirimit Tirane
Producenti Studio Qendrore e Filmit Dokumentar ne Moske dhe Komiteti i Arteve dhe Kultures ne Tirane.
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit