Kliko mbi foton për t’a zmadhuar.

Kodi i referencës aqshf_i3_0108_sk00003
Titulli Shoku ynë Tili
Autori Vjollca Dylgjeri
Viti 1981
Kategoria Skica kostumesh
Kroma Me ngjyra
Përmasat (në centimetër) 40 x 29
Abstrakt Skicë kostumi e vizatuar me dorë për personazhin e Shpëtimit, në filmin artistik shqiptar “Shoku ynë Tili”. Filmi bardhë e zi i regjisorit Fehmi Hoshafi tregon historinë e një mësueseje të drejtë, e cila tregon një interes të veçantë për një nxënës problematik.
Shënime Vizatim me bojë dhe me laps për personazh mashkull në gjendje shumë të mirë. Letër e trashë mat e ngjitur mbi formatin e skicës. Emri i personazhit “Shpëtimi” është shkruar djathtas lart. Kostum i zi me vija dhe kollare. Skica ka firmën e miratimit nga regjisori Fehmi Hoshafi dhe autorët e filmit.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit