Kinematografia shqiptare në SUDESTIVAL, Monopoli, Itali.

Sudestival – Festivali i Filmit në Monopoli, Itali, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Fondazione Gramsci di Puglia, prezantuan hapësirën kushtuar kinematografisë shqiptare ditën e premte, datë 14 mars 2025, në Teatrin Radar në Monopoli.

Pas përshëndetjeve institucionale, u shfaq premiera rajonale e filmit “Lulëkuqet mbi mure” nga Dhimitër Anagnosti (1976), versioni i restauruar në 4K nga DABIMUS srl dhe me titra në italisht.

Bisedë prezantuese me Vito Saracino Fondazione Gramsci di Puglia, Marinela Ndria dhe Eriona Vyshka Arkivi Qendror Shteteror i Filmit, Nicola Barbuti (Dabimus srl – Universiteti i Barit), Resmie Hallulli (Universiteti i Barit, Fondazione Gramsci di Puglia), Edon Qesari, Alessandro Ferrantelli, Arbër Agalliu.

Faleminderit organizatorëve Michele Suma, Francesco Giancola, Alice Ostuni dhe bashkëpunëtorit tonë Vito Saracino për këtë program të bukur ku u prezantua si Shqipëria ashtu edhe tradita dhe jeta në Horën e Shqiptarëve.