Kodi i referencës I/1-460
Titulli Kinoditari Nr. 23, 1968
Suzhet 1 Pune vullnetare per korrjen e grurit. Autokombajna ne fushe. Njerez duke korrur grurin ne fushe. Krahas mjeteve te mekanizuara, ne ndihme te fshatit shkojne cdo dite qindra punonjes te qendrave te punes e prodhimit, te instituciononeve te ndryshme, si dhe banore te lagjeve te qytetit. Njerez duke bere grurin ne duaj, etj. (43.30m).
Suzhet 2 25-vjetori i Konferences se Pare te Rinise Komuniste Shqiptare. Me 9 Qershor, ne fshatin Zaloshnje te rrethit te Skraparit, u festua 25-vjetori i Konferences se I te Aktivit te Rinise. Ne takim erdhen edhe anetare e kandidate te KQ te Partise: R. Xhangolli, P. Gushi, A. Meto, H. Araniti, e te ftuar te tjere. Mitingun e hapi Haxhire Brahja pastaj R. Xhangoli i pershendeti ne emer te KQ te PPSH-se. (51.50m).
Suzhet 3 Elektrifikimi ne fshatrat e Cermenikes. Dhjetra kooperativiste kane filluar pune per hapjen e kanalit te Fumares me ujrat e te cilit do te ujiten rreth 2000 ha toke. Keto ujra do te shfrytezohen per ngritjen e nje hidrocentrali prej 300 kv. Per elektrifikimin e fshatrave te Cermenikes kane ardhur brigadat punetore nga qyteti per vendosjen e shtyllave te linjave elketrike. (42.90m).
Suzhet 4 Qete, krah pune ne kooperativen “Mao Ce Dun” te Divajakes. Ne kooperativen e Divajkes i kushtohet nje vemendje e madhe perdorimit te kafsheve terheqese. Ne fushat ku sapo eshte korrur gruri filloi punimi i dyte i tokes per te mbjelle miser hamullor. (29m).
Suzhet 5 Ne minieren e hekur-nikelit ne Pishkash. Minatoret e minieres se hekur-nikelit duke punuar. Minatori i dalluar Osman Skopia realizoi normen 105 perqind me nismen e kolektivit te minatoreve dhe inxhinierit Llambi Prifti. Ne miniere u ve ne perdorim “Skipi” qe shpejton transportimin e mineralit per ne bunker. Makinat mbartin mineralin e Pishkashit per ne portin e Durresit. (36.60m).
Suzhet 6 Skenderbegasit ne ndertimin e banesave. Ne ndertimin e banesave me punen vullnetare, nje ndihme te madhe japin nxenesit e shkolles “Skenderbej”. Cdo dite nxenesit e realizojne normen 120-150 perqind. Ata zotohen qe me rastin e 10 Korrikut te dorezojne 8 aparatmente. (38.50m).
Suzhet 7 Konkursi i vererave. Ne mitingun e organizuar ne Shkoder me rastin e konkursit te vererave foli Eleni Pashko. Ne ekspoziten e hapur me kete rast marrin pjese Koco Theodhosi, Piro Dodbiba, Pjeter Kosta etj. (44.70m).
Teksti Xh. Mustafa
Regjisor
Formulimi Muzikor M. Basha
Operatorë Hamdi Ferhati, Agim Fortuzi, Sokrat Musha, Ibrahim Kasapi
Montazhier Ismail Balla
Zëri Koco Tollko
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1968
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 10
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit