Loading Events

« All Events

Shfaqje “117” dokumentar nga Besim Sahatçiu

November 26 @ 12:30 - 13:30

Falas
Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, shfaq:

Të mërkurën, datë 26 nëntor 2025

Ora 12:30

në kinemanë “Drita” në AQSHF

filmin dokumentar me metrazh të shkurtër “117“, me skenar e regji nga Besim Sahatçiu dhe kamera nga Afrim Spahiu, prodhuar në vitin 1976 nga Kosovafilm.
Ky film paraqet stilin tradicional të jetesës së një familjeje shqiptare me 117 anëtarë, të gjithë duke jetuar nën një kulm dhe konsiderohet si një nga dokumentarët etnografikë më domethënës të rajonit.
Për shumë studiues dhe kritikë, kjo vepër mbetet një “portret shpirtëror i kombit”, sepse përmbledh brenda vetes vlerat më të thella: solidaritetin, bashkëjetesën dhe kulturën e pasur që ka formësuar popullin shqiptar.
Të pranishëm në shfaqje do të jenë kineasti Afrim Spahiu, drejtor i fotografisë, si dhe përfaqësues nga QK Kosovë.
Hyrja e lirë!

Details

Date:
November 26
Time:
12:30 - 13:30
Cost:
Falas
Event Category:

Organizer

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Email
info@aqshf.gov.al
View Organizer Website

Venue

AQSHF
Rruga Aleksander Moisiu, 76/1
Tirane, Albania
+ Google Map