Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

GJENERATA E IMAZHEVE, film dokumentar nga Johannes Gierlinger

April 18 @ 18:00 - 20:00

GJENERATA E IMAZHEVE / 2025 / 103′

Film dokumentar nga Johannes Gierlinger

GJENERATAT E IMAZHEVE nisin kërkimin e gjurmëve përmes proceseve të thella transformuese të historisë shqiptare. Në arkiva, vende të harruara dhe kujtime të brezave të ndryshëm, bëhen të dukshme këputjet dhe vazhdimësitë, të lëna pas kalimit nga diktatura komuniste në demokracinë kapitaliste. Filmi gjen gjuhën e vet për të analizuar imazhet e regjimit dhe regjimet e imazheve. Është gjuha e poezisë që hedh poshtë logjikën dhe linearitetin e historiografisë konvencionale, lejon kontradiktat dhe shprehet si mendim ashtu edhe si veprim. Bën të mundur jo vetëm shikimin e imazheve, por lënien e tyre të flasin vetë, të gjejnë kuptime të reja dhe të krijojnë rrëfime themelore. Në këtë mënyrë, brezat e imazheve formojnë një tablo shumështresore dhe polifonike të historisë, e cila shpesh tregon më pak për të kaluarën sesa për një marrëdhënie ambivalente me të dhe tregon se sa thellë janë gdhendur gjurmët e historisë në strukturën e së tashmes.

Në kinemanë e AQSHF-së @KINOjonë, datë 18.4.2025, ora 18:00.

Një film dokumentar nga Johannes Gierlinger
Asistente e kërkimit shkencor: Mira Klug, Eros Dibra | Menaxher produksioni: Lara Bellon ∣ Zëri: Mira Klug, Jan Zischka ∣  Përkthimi: Sara Kraja ∣ Përshtatja në anglisht: Thomas Logoreci ∣  Përshtatja në gjermanisht: Anjeza Cikopano ∣  Performanca muzikore: Benjman Klug & Gökan Arslan | Kompozitor: Johannes Gierlinger ∣ Njyrat: Mira Klug ∣ Miksazhi Audio: Florian Kindlinger ∣ Producent: Johannes Gierlinger & Lara Bellon

Mbështetur nga Bmkoes, Land Salzburg, Cine Art Styria, Stadt Wien

Details

Date:
April 18
Time:
18:00 - 20:00
Event Category:

Organizer

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Email
info@aqshf.gov.al
View Organizer Website