shq   eng
 
 
 
HOME
Main Page
Functioning of CSFA
LEGAL FRAMEWORK
Law on Cinematography
CINEMA OF CSFA
Screenings
ONLINE ARCHIVES
Watch online
 
CINEMA OF CSFA
Screenings
  28.04.2022
@KINO-JONË Programi më i ri i AQSHF-së
@KINOJONË Hapet kinemaja e AQSHF-së për shfaqje me prenotim sipas kërkesave.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit është i lumtur të ndajë me ju lajmin se kinemaja e institucionit do të jetë në dispozicion të publikut për shfaqje në ekranin e madh të filmave nga fondi i AQSHF-së, në ditët dhe oraret e kërkuara nga publiku duke filluar nga e premtja dt 6 maj 2022.

Programi @KINOJONË do të nisë me shfaqjen e filmit Vdekja e Kalit (Saimir Kumbaro 1992) në versionin e tij dixhital të restauruar, një shfaqje që ndodh paralelisht me shfaqjen në arte.tv (mars- qershor 2022), platformë që promovon kinematografinë europiane dhe që e ka shtrirjen territoriale në vendet e EU, EFTA, UK dhe Zvicër.
Duke qenë se arte.tv nuk e mbulon territorin shqiptar dhe filmi i restauruar Vdekja e kalit nuk mund të shihet nga publiku në Shqipëri, AQSHF do ta verë atë në dispozicion të publikut me shfaqje në sallën e kinemasë në AQSHF. Jemi të lumtur që arti dhe kultura mund të kapërcejnë kufijtë që vendos gjeopolitika dhe jemi krenarë që kinematografia shqiptare është tashmë pjesë e kinematografisë europiane duke u promovuar krahas 19 vendeve të tjera në programin ArteKino Classics në arte.tv.

E premte 6 maj 2022, ora 18:00 --> Vdekja e Kalit (Saimir Kumbaro 1992) - Shfaqje e versionit të restauruar me introduksion dhe me praninë e artistëve dhe autorëve të filmit.

Çdo ditë pas datës 6 maj 2022 --> ju lutem dërgoni kërkesën tuaj për shfaqje në adresën [email protected] duke lajmëruar titullin e dëshiruar nga fondi i AQSHF-së si dhe datën dhe orarin e parapëlqyer. Stafi i AQSHF-së do t’ju kontaktojë për konfirmimin.

Fondi filmik i AQSHF-së: http://www.aqshf.gov.al/arkiva-1-1.html
  Central State
Film Archive

Copyright © 2022
   
  HOME     CSFA     LEGAL FRAMEWORK     CINEMA OF CSFA     ONLINE ARCHIVES