BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//AQSHF - ECPv6.2.4//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:AQSHF
X-ORIGINAL-URL:https://aqshf.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for AQSHF
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-Robots-Tag:noindex
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Paris
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T010000
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T010000
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=Europe/Paris:20260917T183000
DTEND;TZID=Europe/Paris:20260917T200000
DTSTAMP:20260907T130232
CREATED:20260901T112819Z
LAST-MODIFIED:20260901T122220Z
UID:190434-1789669800-1789675200@aqshf.gov.al
SUMMARY:"Fëmijët e saj" | Premierë e filmit të restauruar
DESCRIPTION:PREMIERË | “FËMIJËT E SAJ” (Hakani\, 1957) \n69 vite pas realizimit\, një nga dëshmitë e para të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. \nArkivi Qendror Shtetëror i Filmit ju fton në premierën e filmit të restauruar “Fëmijët e saj” (1957)\, një vepër me rëndësi të veçantë për historinë e filmit shqiptar. \n📅 17 SHTATOR 2026\n🕡 ORA 18:30\n📍 KINEMA DRITA – AQSHF \n“Fëmijët e saj” është filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të shkurtër\, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”. Filmi u realizua nga Hysen Hakani\, i cili e paraqiti si punë diplome në Shkollën e Lartë të Arteve në Pragë. \nKy rikthim ka një domethënie të veçantë edhe për vetë Arkivin tonë: “Fëmijët e saj” është restaurimi i parë i realizuar tërësisht nga specialistët e AQSHF-së\, në studion AV të institucionit\, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve tona për ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë filmike shqiptare. \nRestaurimi u realizua nga specialistët Erand Meça dhe Hajrije Dedej dhe përfshiu skanimin digjital të materialit origjinal\, stabilizimin e imazhit\, pastrimin e dëmtimeve fizike\, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit\, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale në respekt të autenticitetit të veprës. \nREGJISOR & SKENARIST Hysen Hakani \nMUZIKA Tish Daija \nKAMERA Sokrat Musha \nMONTAZHI Vitori Çeli \nNË ROLE: Marie Logoreci · Marika Kallamata · Naim Frashëri · Xhemal Berisha · Loro Kovaçi · Vangjeli Pikuli · Esma Agolli · Pjetër Gjoka · Bejtulla Kurtheshi \nVitet ’50. Në një fshat të thellë malor\, një qen i tërbuar kafshon djalin e Fatimes. Doktori i fshatit e këshillon të shkojë në qytet për t’i dhënë fëmijës ndihmën e nevojshme\, por ajo zgjedh ta çojë te Remja\, një grua që shëron përmes magjisë. Gjendja e djalit përkeqësohet dhe ai ndërron jetë. \n14 minuta film\, 69 vite histori.\nNjë vepër që rikthehet për t’u parë përsëri. \n🎬 Ju mirëpresim në premierën e filmit të restauruar “Fëmijët e saj”. \n 
URL:https://aqshf.gov.al/event/femijet-e-saj-premiere-e-filmit-te-restauruar/
LOCATION:AQSHF\, Rruga Aleksander Moisiu\, 76/1\, Tirane\, Albania
CATEGORIES:Shfaqje në Kinema
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aqshf.gov.al/wp-content/uploads/2026/09/Femijet-e-saj-poster-H.jpeg
ORGANIZER;CN="Arkivi Qendror Shtet%C3%ABror i Filmit":MAILTO:info@aqshf.gov.al
END:VEVENT
END:VCALENDAR