|
|
Përpunimi shkencor. Katalogimi
Redaksia e AQSHF realizon inventarin intelektual dhe përpunimin e shkruar dhe të dokumentuar të materialeve
filmike duke bërë skedimin, kartelizimin dhe katalogimin e çdo filmi që depozitohet në AQSHF.
Egziston një skedal manual, i trashëguar nga puna gati 40 vjeçare e punonjësve të Arkivit të Kinostudios si
Nexhmi Backa, Abas Hoxha, Naria Qesari, Sonja Budina, Ruzhena Çollaku, Marjeta Kotani, etj të cilit i
është shtuar edhe baza kompjuterike e të dhënave e cila funksionon me programin WINISIS. Çdo imazh është i
identifikuar dhe gjendet lehtësisht në sistem me anën e fjalëve kyçe.
Sektori i përpunimit shkencor pasuron informacionin për çdo vepër filmike shqiptare, me një material të gjërë
shoqërues, fotosh, dorëshkrimesh, artikuj gazetash dhe të dhëna të tjera në plotësim të historisë së
kinematografisë shqiptare.
Gjithashtu, ky sektor bën studime dhe kërkime për pasurimin e fondit filmik mbi Shqipërinë dhe mbi çdo të
dhënë studimore për historinë e artit filmik shqiptar si pjesë e kinematografisë botërore, duke kontribuar
edhe me studime dhe botime të vetat.
|