|
|
Përdorimi i fondit arkival
Bazuar në kuadrin ligjor të funksionimit të vet, AQSHF shet për të tretët sekuenca filmike nga fondi i vet
filmik. Mund të konsultoheni me ARKIVËN ONLINE për t'u njohur me fondin filmik. Producentët apo individët që
do të fillojnë një kërkim të thelluar në fondin arkival të AQSHF duhet të paraqesin një kërkesë pranë
institucionit. Kërkimi fillon në skedarin kompjuterik, dhe pasi janë identifikuar sekuencat e dëshiruara tek
përshkrimet e kartelave të filmave, procedohet me marrjen sekuencave në format elektronik. Gjithë procesi i
kërkimit do të asistohet nga specialisti i Arkivit.
AQSHF bashkëpunon me institucione të tjera kulturore si muze, galeri, shoqata kulturore apo bamirëse, salla të
tjera kinemaje, etj duke u ofruar atyre pjesë nga fondi filmik për shfaqje pa qëllime përfitimi ekonomik dhe
duke lidhur me ta Kontrata Bashkëpunimi me interes të ndërsjelltë.
Tarifat për shërbimet në AQSHF janë të ekspozuara në hollin e institucionit.
|