|
|
Statuti i AQSHF
MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË E SPORTEVE
STATUTI I ARKIVIT QËNDROR SHTETËROR TË FILMIT
MIRATOHET: MINISTRI YLLI PANGO
Tiranë 2007
KAPITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Veprimtaria e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (më tej AQSHF) mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ligjin nr. 8096, datë 21.03.1996 "Për kinematografinë", Ligjin Nr. 9353, datë 03. 03. 2005 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8096, datë 21.03.1996 "Për kinematografinë", Ligjin nr. 9048, datë 07.04.2003, "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, Ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, "Për arkivat", Ligjin 9386, dt. 04.05.2005 "Për muzetë", Ligjin nr. 9380 dt. 28.04.2005 "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të" si dhe në aktet ligjore e nënligjore në fuqi për dokumentet në figurë të lëvizëshme dhe në zë (filma, fono, fotografi). AQSHF ka selinë në Tiranë dhe ka vulën dhe logon e vet. Vula e institucionit prodhohet në përputhje mekërkesat e përcaktuara në VKM nr. 474, dt. 10.07.2003. Logoja e institucionit miratohet nga titullari i institucionit.
Neni 2
AQSHF me veprimtarinë e tij zbaton politikën dhe strategjinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për mbledhjen, ruajtjen, mirëmbajtjen, përpunimin shkencor arkivor të filmit dhe të çdo materiali tjetër shoqërues që lidhet me të, për kërkime në fushën e kinematografisë, botime, administrim dhe shfrytëzim të këtyre materialeve arkivore filmike si dokumente artistike, historike dhe me vlera të veçanta.
AQSHF, pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, ka varësi metodologjike-profesionale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Veprimtaria e saj mbështetet gjithashtu në normat tekniko-profesionale dhe metodologjike që hartohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
...
|