shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
KUADRI LIGJOR
  Rregullore e brëndëshme e AQSHF

MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE
ARKIVI QENDROR SHTETEROR I FILMIT
                                                          
                         
RREGULLORE  E  BRENDESHME
E ARKIVIT QENDROR SHTETEROR TE FILMIT

BAZA LIGJORE E VEPRIMTARISE SE AQSHF


 Veprimtaria e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (më tej AQSHF), zhvillohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; Ligjin nr. 9154, datë 6. 11. 2003 “Për arkivat”; Ligjin nr. 9048, datë 07. 04. 2003 “Për trashëgiminë kulturore”; Ligjin nr.9386, date 04.05.2005 “ Për Muzetë”; Ligjin nr. 8096, datë 29. 04. 1996 “Për kinematografinë”; Ligjin nr. 9353, datë 03. 03. 2005 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8096, datë 29. 04. 1996 “Për kinematografinë”, në rregullat e nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave “Për punën me dokumentet në figurë dhe në zë“, si dhe në Statusin e AQSHF.
AQSHF me veprimtarinë e tij zbaton politikën dhe strategjinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për mbledhjen, ruajtjen, mirëmbajtjen, përpunimin shkencor arkivor të filmit dhe të çdo materiali tjetër shoqërues që lidhet me të, për kërkime në fushën e kinematografisë, botime, administrim dhe shfrytëzim të këtyre materialeve arkivore filmike si dokumente artistike, historike dhe me vlera të veçanta.

PARIMET THEMELORE TE ZHVILLIMIT TE VEPRIMTARISE SE AQSHF

AQSHF sipas nenit 28, të Ligjit nr. 8096, datë 29. 04. 1996, “Për kinematografinë”, është institucion buxhetor me statusin e objektit të rëndësisë së veçantë në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në bazë të Ligjit nr. 9154, date 6.11.2003  “Për arkivat”, është pjesë e rrjetit arkivor kombëtar. 
AQSHF  në kuptim të nenit 3, pika 12, të ligjit nr. 9048, dt. 7. 04. 2003 “Për trashëgiminë kulturore”, është institucion shtetëror i specializuar. 
AQSHF është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit (FIAF) me të drejta të barabarta. 
AQSHF është person juridik publik, që nuk ndjek qëllime ekonomike dhe bën pjesë në objektet kulturore të një rëndësie të veçantë. Ai ka selinë në Tiranë me adresë: Rruga Aleksandër Moisiu, Nr. 76/1. Ka vulën dhe logon e vet, të cilat miratohen nga titullari i institucionit. 
Në hyrje të ndërtesës së AQSHF,vendoset stema e institucionit me shkrimin:             

...

  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE