shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
  30.04.2020
THE DREAMED ONES nga Ruth Beckermann
Shijoni më të mirën e kinemasë Austriake nga rehatia e shtëpisë suaj.
Ky prill shënon 50 - vjetorin e vdekjes së poetit të famshëm Paul Celan, i cili konsiderohet si një nga talentet më të rëndësishëm të kohës sonë. Ne do të shfaqim filmin fitues të festivalit “Cinéma du réel”: THE DREAMED ONES, një homazh dramatik dhe imponues për poetin Celan, i realizuar nga regjisorja Ruth Beckermann, fituese e Berlinales.

Ky dokumentar jashtëzakonisht elitar është i strukturuar rreth serisë së letrave që shkëmbenin Celan dhe poetja Ingeborg Bachmann, dhe ndjek romancën e tyre të luhatshme, nga Vjena e pasluftës në Parisin në viteve ‘60.

Regjisorja Ruth Beckermann ishte me ne në Tiranë vitin e kaluar për të prezantuar disa nga filmat e saj të mirënjohur para publikut shqiptar, falë bashkëpunimit të suksesshëm midis Ambasadës Austriake dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

THE DREAMED ONES
do të transmetohet për një muaj, duke filluar nga kjo e enjte, data 30 Prill 2020, në orën 20:00, në faqen zyrtare të Ambasadës Austriake në Tiranë, Shqipëri: www.bmeia.gv.at/oeb-ti
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2020
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE