shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
  13.04.2018
Programi i kinemasë PRILL - MAJ 2018
Cdo të premte - ora 18:30 në kinemanë e AQSHF-së

Shfaqje në 35 mm me titra në anglish apo shqip për filmat e fondit të huaj.

Ejani të zbulojmë së bashku thesaret që ruhen në Arkivin e Filmit dhe të diskutojmë për to me profesionistët e ftuar.

Adresa:
Rruga Aleksandër Moisiu, Nr 76/1, Tiranë
Nr kontakti: 0672053183



6 Prill - PYLLI I LIRISË / THE FOREST OF FREEDOM (1976)


Regjia: Gëzim Erebara
Skenari: Kiço Blushi
Muzika: Fehim Ibrahimi
Producent: Shqipëria e Re
Viti: 1976
Kohëzgjatja: 79 min

Aktorë: Alfred Bualioti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Dhimitra Plasari, Ndrek Luca, Minella Borova, Demir Hyskja, Lufti Hoxha, Llazer Filipi, Andon Qesari

Vlerësime: Skenaristi Kiço Blushi fiton çmimin e tretë në Konkursin Kombëtar të Dramaturgjisë. Fehim Ibrahimi merr çmim të veçante për muzikën në Festivalin e II të Filmit Shqiptar, prill 1977.

13 Prill - NUSJA DHE SHTETRRETHIMI / THE BRIDE AND THE CURFEW (1978)

Regjisorë: Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro
Skenari: Elena Kadare
Operator: Bardhyl Martiniani
Muska: Kujtim Laro
Producent: Shqipëria e Re
Viti: 1978
Kohëzgjatja: 49 min

Aktorë: Kastriot Çaushi, Raimonda Bulku, Thimi Filipi, Llazi Serbo

17 Prill - ATENTATORI / THE TERRORIST (Il terrorista) (1963)

Atentatori, i njohur ndërkombëtarisht si The Terrorist, është një film dramatik italian me temën e luftës me regji të Gianfranco De Bosios i cili u frymëzua nga ngjarjet e vërteta të jetës së partizanit italian Otello Pighin. Filmi konkuroi në Festivalin e 24-rt Ndërkombëtar të Filmit të Venecias, në të cilin fitoi çmimin Pasinetti.

4 Maj - DYQANI NË BULEVARD / THE SHOP ON MAIN STREET (Obchod na korze) (1965)
Filmi cek me regji të Ján Kadár dhe Elmar Klos rrëfen historinë e një marangozi “arian” në shtetin sllovak të pushtuar nga nazistët i cili emërohet kontrollues i dyqanit të një vejushe.

11 Maj - HOMAZH PËR ARTAN MINAROLLIN në përkujtim të ditëlindjes së tij
Shfaqje në 35mm të dy prej filmave të arë të tij, të realizuar së bashku me Ptrit Rukën.:

QIND PËR QIND / HUNDRED PER CENT (1993)
Regjia: Artan Minarolli, Petrit Ruka
Skenari: Petrit Ruka, Artan Minarolli
Producent: Albafilm
Viti: 1993
Kohëzgjatja: 32 min

Aktorë: Medi Malkaj, Niko Kanxheri, Elida Mevlani, Arben Dervishi, Bashkim Qosja


PLUMBI PREJ PLASTELINE / THE TOY BULLET (1994)
Regjia: Petrit Ruka, Artan Minarolli
Skenari: Petrit Ruka, Artan Minarolli
Producent: Albafilm
Viti: 1994
Kohëzgjatja: 62 min

Aktorë: Ndriçim Xhepa, Vivjan Rama, Monika Lubonja, Tinka Kurti, Mehdi Malkaj, Nikoleta Lipivani, Xhosli Rama


18 Maj - RRETHI I KUJTESES / THE MEMORY CIRCLE  (1988)

Regjia: Esat Mysliu
Skenari: Esat Mysliu, Roland Gjoza
Muzika: Maksim Shehu
Producent: Shqipëria e Re
Viti: 1987
Kohëzgjatja: 70 min

Aktorë: Marjeta Ljarja, Agim Qirjaqi, Luiza Xhuvani, Margarita Xhepa, Ilia Shyti, Thimi Filipi, Rikard Ljarja, Stavri Shkurti, Justina Aliaj

Vlerësime: Margarita Ljarja, interpretuesja e rolit të Margaritës u nderua me Kupën e Festivalit të VIII të Filmit Shqiptar në prill 1989 duke u cilësuar si aktorja më e mirë femër. Grimiorët Dashamir Turku dhe Luçie Gjonçaj u nderuan me medalje.


25 Maj - SHPRESSA (1988)

Regjia: Eduart Makria
Skenari: Dhimitër Xhuvani
Muzika: Zef Çoba
Producent: Shqipëria e Re
Viti: 1988
Kohëzgjatja: 57 min

Aktorë: Matilda Makoçi, Eduart Makria, Edmond Budina, Drita Pelingu, Myzafer Ziflaj, Qenan Toro, Mina Koxhaku, Pandi Siku, M. Makri, Shpresa Miluka, Jetmira Dusha.


  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE