shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
  29.11.2017
NATA E BARDHË 2017 NË AQSHF
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka kënaqësinë t’ju ftojë të festojmë së bashku Natën e Bardhë - këtë mbrëmje plot ngjarje artistike në mbarë Tiranën të mërkurën, në 29 nëntor. Arkivi i Filmit do të jetë i hapur për publikun, hyrja pa pagesë, me dy shfaqje të veçanta filmi në 35mm në kinemanë tonë të ngrohtë e të rehatshme.

Në orën 17:30 do të shfaqim, LULE TË KUQE, LULE TË ZEZA (Red Flowers, Black Flowers, 2003) një dramë shqiptare që konsiderohet si një nga filmat më interesantë të epokës së post-Kinostudios. Në këtë film-poezi që meriton vëmendjen tonë aktrojnë disa prej yjeve më të shkëlqyera të kinematografisë shqiptare duke përfshirë këtu regjisorin Mevlan Shanaj, Yllka Mujon, Kastriot Çaushin, Elia Zaharian dhe Bujar Lakon. Regjisori Mevlan Shanaj dhe skenaristja Natasha Lako, do të jenë të pranishëm më pas për të ndarë me audiencën një diskutim që, ju sigurojmë, do të jetë i zjarrtë.

Më pas në orën 20:30, filmi i dytë i Natës së Bardhë 2017, do të jetë një dramë fantazi e Luftës së Dytë Botërore realizuar nga vëllezërit italianë, Paolo dhe Vittorio Taviani, NATA E YJEVE QË BIEN aka Nata e San Lorenzos (THE NIGHT OF THE SHOOTING STARS, 1982). Për këtë film që fitoi Çmimin e Veçantë të Jurisë në festivalin e filmit në Kanë, kritikja e mirënjohur Pauline Kael tha: "NATA E YJEVE QË BIEN është kaq i mirë, sa të emocionon. Ky film i ri përmbledh një vizion të tërë të botës. Komedia, tragjedia, cirku, melodrama - janë të gjitha këtu dhe të pandashme. Në ndjesinë dhe plotësinë e tij, ky film mund të rradhitet pranë bukurisë befasuese të GRAND ILLUSION-it të Jean Renoir." Prezantuar nga AQSHF dhe KiNEMATEKA SHQIPTARE, LULE TË KUQE, LULE TË ZEZA do të shfaqet në shqip me titra anglisht ndërsa NATA E YJEVE QË BIEN është në gjuhën italiane me titra shqip.

Ju mirëpresim në kinemanë e AQSHF-së!
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE