|
 |
Programi i shfaqjeve
|
|
17.11.2017
PËRSE BIE KJO DAULLE shfaqje 35mm me titra në anglisht

Kineastë e dashamirës të filmit në Tiranë!
Një tjetër shfaqje e veçantë në 35mm në kinemanë e ngrohtë dhe të rehatshme të AQSHF. Ju mirëpresim këtë të premte, 17 nëntor, në 17:30 për filmin bardhë e zi të Piro Milkanit, PËRSE BIE KJO DAULLE (1969).
Një histori për dashurinë dhe hakmarrjen në malësinë shqiptare e bazuar në romanin e Ismail Kadaresë DASMA (ose Lëkura e daulles). Studiuesi i kinemasë Julian Bejko me regjisorin Piro Milkani do të diskutojnë mbi historinë mahnitëse të prodhimit të filmit. Mos e humbni këtë mundësi në Arkivin e Filmit dhe Kinematekën Shqiptare.
Përse bie kjo daulle
Përshkrimi: Bazuar në romanin "Dasma" të Ismail Kadaresë. Katrina dhe Xhaviti, dy të rinj vullnetarë, bien në dashuri gjatë ndërtimit të një hekurudhe dhe vendosin të martohen. Por babai i Katrinës, një malësor që e ka fejuar vajzën pa pëlqimin e saj, nuk mund ta pranojë këtë martesë. Ai shkon në ceremoninë e dasmës për të vrarë të bijën. Por ç ndodh
Bashkëpunëtorë: Petraq Lubonja, Ksenofon Dilo, Vitori Çeli, Xhevat Behri.
Aktorë: Adelina Xhafa, Mihal Stefa, Lluk Kaçaj, Shkëlqim Basha, Dhimitër Pecani, Fehmi Hoshafi, Arben Shaka, Gaqo Spiro, Timoleo Flloko, Lazër Filipi, Seit Boshnjaku, Xhuljeta Doko, Albert Verria, Mihal Popi, Xhemal Myftiu, Violeta Manushi, Gjon Karma, Asllan Vladi.
Regjia: Piro Milkani
Skenari: Ksenofon Dilo, Ismail Kadare
Muzika: Fehim Ibrahimi
Producent: Shqipëria e Re
Viti: 1969
Kohëzgjatja: 86 min
Adresa: Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
Rr. "Aleksander Moisiu", 76/1
Tirane, ALBANIA

|
|
|