shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
  14.11.2017
SHPELLA E PIRATËVE: NËNTORI - muaji i leximit, sjell ekranizimet në kinemanë e AQSHF-së
Aktivitet në AQSHF në kudër të Nëntorit - muajit të leximit

Program i kuruar nga Eriona Vyshka, Redaksia AQSHF

Shpella e Piratëve - Orë interaktive në kinemanë e AQSHF-së

Ditën e martë, 14 Nëntor 2017, ora 13.00
Kohëzgjatja e aktivitetit: 2 orë


Zhvillimi i Aktivitetit :

- Lexim nga nxënësit i disa faqeve të përzgjedhura nga romani i Petro Markos “Shpella e piratëve”, diskutim mbi veprën, personazhet dhe autorin. – Moderon: Shaze Shehu, mësuese e letërsisë në shkollën Viktor Hygo

- Shfaqja e filmit me të njëjtin titull të regjisorit Eduart Makria. Projeksion në pelikul 35mm në kinemanë e AQSHF-së. – 74 minuta

- Pas shfaqjes: Diskutim me nxënësit dhe mësuesen e tyre mbi frymën e përgjithshme të veprës dhe me kërkesat specifike të llojit të romanit aventuror. Si është përkthyer në gjuhën filmike kjo frymë gjatë shtjellimit të ngjarjeve të subjektit. Si janë ndërtuar karakteret në roman dhe a përcillet në film i njejti individualitet i tyre? Pse në film thuhet: Skenari: Eduart Makria, Ndoc Papleka dhe jo Skenari: Petro Marko? - Moderon: Eriona Vyshka, MA në studime letrare dhe redaktore në AQSHF.

- Pas diskutimit: Vizitë në bibliotekën e AQSHF-së ku nxënësit do të njihen me detaje dhe materialet origjinale nga realizimi i filmit “Shpella e piratëve”; skenari letrar dhe skenari teknik, skicë dekoret e pikturuara nga piktori Shyqyri Sako, foto dhe video nga momentet e xhirimit të filmit nga Kinostudio në 1990. Nxënësit mund të surprizohen kur të kuptojnë që filmi është xhiruar në atelierin e Kinostudios, shpella e piratëve është e gjitha rekuizitë dhe jo shpellë e vërtetë në bregdet. - moderon: Irena Asqeri, redaktore në AQSHF

Info:

Romani:
Shpella e piratëve, Petro Marko, botuar në Tiranë, bot. I në vitin 1964

Filmi:
Shpella e piratëve
Kinostudio Shqipëria e Re, 1990, 74 min
Regjia: Eduart Makria
Skenari: Eduart Makria, Ndoc Papleka
Muzika: Zef Çoba
Operator: Saim Kokona
Piktor: Shyqyri Sako
Montazhi: Atalanta Pasko
Aktorë: Donald Kokona, Yllka Mujo, Vasjan Lami, Fitim Makashi, Altin Velaj, Gerti Ferra, Enleti Luzani, Artur Tafilika, Luan Qerimi, Arben Marko, Elona Mile

Përshkrimi: Pesë fëmijë pa nisen pa leje me një varkë në kërkim të aventurave. Gjatë këtij udhëtimi, ku iu rezervuan shumë surpriza, ata njihen më mirë me njëri tjetrin. Aventura mbaron kur ata gjejnë një libër shumë të vjetër të mbushur me historitë e legjendave të Shqipërisë.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE