|
|
Biblioteka
Libra dhe periodikë të ndryshëm të profilit të kinemasë, Arkivit dhe industrisë së filmit, botime shqiptare
dhe të huaja, janë në shërbim të studiuesve, kineastëve, studentëve të artit dhe dashamirësve të interesuar.
Rreth 2500 tituj librash kinematografikë, botime shqiptare dhe të huaja janë të skeduara dhe të ndara në
fonde sipas shteteve.
Në mes periodikëve mund të përmendim:
- Koleksioni i Gazetës Drita
- Koleksioni i Revistës Nëntori 1965 - 1991
- Koleksioni i Revistës "Skena dhe Ekrani"
- Koleksioni i Buletinit Kinematografik, botim i ish-Kinostudios
- Koleksionet e Revistave shqiptare AKT, KULT, FILM, etj.
- Koleksioni i Revistës britanike Sight and Sound, botim i British Film Insitute
- Koleksioni i Gazetës së famshme pariziene "L'Illustration", 1928
- Koleksioni i Revistës ruse "KINO"
- Koleksioni Journal of Film Preservation, botim i FIAF
- Katalogje, dispensa, buletinë, filmografi, fjalorë për kinemanë, etj.
|