shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  AQSHF
THIRRJE PËR REZIDENCË ARTISTIKE NË PODGORICË
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Kinoteka e Malit të Zi shpallin një konkurs publik në kuadër të Programit Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi RECON / Nr. 399 / Thirrje për Propozime Projektesh “Rivlerësimi i Rrjetit të Trashëgimisë Kulturore, Dijes dhe Mundësive” për prodhimin gjatë residences artistike të një dokumentari me metrazh të shkurtër/mesëm (minimumi 15 minuta) dhe një video-instalacioni (pa limit kohor).

Dokumentari dhe video-instalacioni duhet të bëhen ekskluzivisht me materiale arkivore pjesë e koleksioneve filmike të Kinematekës Malazeze, që datojnë nga viti 1946 deri në 1989. Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs e kanë individë, regjisorë filmash dhe artistë bashkëkohorë shtetas të Shqipërisë. Kandidatët duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze. Aplikimi plotësohet në gjuhën angleze.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 11.05.2022, ora 14:00 me email: info@aqshf.gov.al.

Procedurën për përzgjedhjen e pjesëmarrësve në projekt, e kryen komisioni përzgjedhës i Kinematekës së Malit të Zi dhe Komunës së Termolit. Parapërzgjedhja e projekteve do të bëhet sipas kritereve të mëposhtme: 35 pikë për veprat e mëparshme të artistit, 35 pikë për kreativitetin e projektit të propozuar, 20 pikë për trajtimin e autorit dhe 10 pikë për realizueshmërinë e projektit. Më pas do të zhvillohet një intervistë nëpërmjet një linku Zoom me kandidatët e përzgjedhur dhe do të merret një vendim brenda pesë ditëve, i cili do të publikohet në faqen e internetit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Përshkrimi i projektit:

- Artistët fitues do të marrin një grant i cili do të mbulojë qëndrimin e tyre në Podgoricë (rreth 45 ditë) në akomodim të zgjedhur nga ata vetë, dhe që përfshin kompensim për veprën e krijuar gjatë periudhës nga 1 qershori deri më 15 korrik 2022, në ambientet e Kinematekës malazeze. Regjisori dhe artisti do të zgjedhin material filmik për t'u dixhitalizuar dhe më pas për të punuar me redaktorin dhe dizajnerin e zërit të caktuar për të krijuar veprën. Kësti i parë i grantit do të paguhet një javë para fillimit të projektit (60%), dhe kësti i fundit do të paguhet gjatë gushtit 2022.

- Dokumentari do të trajtohet si vepër e prodhuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit;

- Autorët nuk duhet të përdorin materiale të tjera përveç atyre në arkiv, gjë që përjashton mundësinë e xhirimeve shtesë (përveç regjistrimeve audio të zërit);

- Autorët mund të zgjedhin muzikën që gjendet në fondet arkivore dhe jashtë tyre, brenda buxhetit të caktuar për të drejtën e autorit;

- Instalacioni i videos nuk përfshin ndërhyrje në hapësirën e galerisë ku do të ekspozohet por vetëm projeksion në një ekran ose pajisje televizive.

Promovimi i video-instalacionit dhe dokumentarit që do të krijohen si pjesë e këtij projekti, do të prezantohen në Mal të Zi, Shqipëri dhe Itali.

Kandidatët e interesuar mund të shkruajnë në adresën e e-mail: milena.charan@kinoteka.me për të kërkuar çdo informacion shtesë.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2022
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE