Njoftim për vend të lirë pune “Teknik i mesëm” në Sektorin e Dixhitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF.
Në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Rregullores së Brendshme të AQSHF-së, si dhe legjislacionit të R.Sh-së në fuqi, shpallet njoftimi për vënd të lirë pune “Teknik i mesëm” (Kategoria VI) në Sektorin e Dixhitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF si më poshtë:
· Mënyra e aplikimit
Të gjithë kanditatët e interesuar për t’u punësuar si “Teknik i mesëm” në Sektorin e Dixhitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF, duhet të paraqesin pranë zyrës së protokollit të Institucionit në një dosje dokumentacionin e mëposhtëm deri më datë 05.05.2022, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
· Dokumentacioni ligjor që duhet të paraqesin kandidatët:
· Kërkesë për t’u punësuar si “teknik i mesëm” në Sektorin e Dixhitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF
· Të ketë kryer studimet e mesme, brenda ose jashtë vendit.
· Diplomë e përfundimit të shkollës së mesme dhe listë notash të noterizuar.
· Fotokopje e dokumentit të identitetit
· Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
· Raport mjeko-ligjor.
· Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e vërtetuar).
· Kërkesa të posaçme
· Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 vjet në institucione të ngjashme
· Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.
· Të ketë njohuri të mira teknike, elektrike si dhe në përdorimin e kompjuterit në programet Office.
· Shpallja e fituesit
· Shpallja e fituesit do të publikohet me anë të një njoftimi në internet, në faqen zyrtare të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.
Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në zyrën e protokollit në AQSHF ose në rrugë postare brenda datës 05.05.2022 në adresën:
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Rr. "Aleksandër Moisiu", 76/1
Tiranë 1005