shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  Drejtoria, AQSHF
URDHËR PËR ORARIN E LEJUAR PËR VIZITORËT NË ARKIVIN QENDROR SHTETËROR TË FILMIT
URDHËR

Nr. 28, datë 01. 09. 2021

PËR

ORARIN E LEJUAR PËR VIZITORËT NË ARKIVIN QENDROR SHTETËROR TË FILMIT



Bazuar në Udhëzimet e reja të Komitetit Teknik të Ekspertëve, datë 30.08.2021, për protokollin COVID 19, * https://shendetesia.gov.al/masat-e-vendosura-nga-komiteti-teknik-i-eksperteve/ sipas të cilit:

– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

URDHËROJ

1. Përdorimin e maskave brenda ambienteve të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

2. Vizitorët që duan të përfitojnë shërbimet e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit duhet të kërkojnë paraprakisht takim brenda oraret të paracaktuara në adresën e emailit zyrtar info@aqshf.gov.al. Çdo i/e interesuar duhet të paraqitet në institucion vetëm pasi i është konfirmuar takimi në orarin e caktuar nga drejtoria e AQSHF-së.

3. Ndalohet hyrja ne AQSHF e vizitorëve nëse nuk kanë lënë një takim më parë.

4. Për producentët që duhet të depozitojnë një vepër të re filmike në fondin e AQSHF-së, orari i lejuar për të dorëzuar filmin dhe materialet shoqëruese pranë zyrës së Redaksisë në AQSHF, është: Çdo javë, nga e marta në të enjte, ora 11:00 – 14:00.

5. Pas shqyrtimit të dosjes së dorëzuar, Arkivi Qendror Shtetror të Filmit përgatit Kontratën e Depozitimit, e cila mund tërhiqet e firmosur ditën e martë të javës pasardhëse nga data e depozitimit, pranë zyrës së Sekretari-Protokollit të AQSHF-së.

6. Ngarkohet zyra e Redaksisë dhe e Sekretari-Protokollit për zbatimin e këtij Urdhri dhe për përcjelljen në publik të këtij vendimi.

Ky urdhër hyn në fuqi në datën e protokollimit të tij në zyrën e sekretari-protokollit në AQSHF dhe zgjat deri në njoftimin zyrtar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë.

DREJTOR
Iris Elezi
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2021
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE