|
 |
|
|
Drejtoria AQSHF
NJOFTIM MBI ORARIN E VIZITAVE NĂ‹ AQSHF

URDHËR Nr. 3 , datë 11.2. 2021
PËR ORARIN E LEJUAR PËR VIZITORËT NË
ARKIVIN QENDROR SHTETËROR TË FILMIT
Bazuar në Udhëzimet e reja për protokollin COVID 19 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dalë më datë 10.02.2021,
URDHËROJ
1. Vizitorët që duan të përfitojnë shërbimet e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit duhet të kërkojnë paraprakisht një takim me oraret e mundshme në adresën e emailit zyrtar info@aqshf.gov.al. Çdo i interesuar duhet të paraqitet në institucion vetëm pasi i është konfirmuar takimi në orarin e caktuar nga drejtoria e AQSHF-së.
2. Për producentët që duhet të depozitojnë një vepër të re filmike në fondin e AQSHF-së, orari i lejuar për të dorëzuar filmin dhe materialet shoqëruese pranë zyrës së Redaksisë në AQSHF, është si më poshtë:
Çdo javë, nga e hëna në të enjte, ora 11:00 – 14:00
4. Pas shqyrtimit të dosjes së dorëzuar, Arkivi Qendror Shtetror të Filmit përgatit Kontratën e Depozitimit, e cila mund tërhiqet e firmosur ditën e martë të javës pasardhëse nga data e depozitimit, pranë zyrës së Sekretari-Protokollit të AQSHF-së.
5. Ngarkohet zyra e Redaksisë dhe e Sekretari-Protokollit për zbatimin e këtij Urdhri dhe për përcjelljen në publik të këtij vendimi.
Ky urdhër hyn në fuqi në datën e protokollimit të tij në zyrën e sekretari-protokollit në AQSHF dhe zgjat deri në një urdhër të dytë.
DREJTOR
Iris Elezi
|
|
|