shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  Redaksia
Panoramë e filmit të animuar shqiptar në Paris.
ALBANIAN SERIES - programi i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit për promovimin e kinematografisë shqiptare në Evropë - rinis pas një shkëputje disa mujore për shkak të situatës së krijuar nga pandemia botërore. Pas shfaqjeve në Vjenë, Frankfurt dhe Zyrih ku u arrit një audiencë prej rreth 1700 personash, filmi shqiptar shfaqet për publikun parisien i cili këtë radhë do të shijojë një program me filma të animuar shqiptarë.

Në datë 22 tetor 2020, ora 18:30, Forum des images shfaq në kuadër të programit TOUT’ANIME një panoramë të kinemasë shqiptare të animacionit, kuruar dhe paraqitur në video nga Louise Burkart (programuese dhe restauruese e pavarur në Deutsches Filminstitut & Filmmuseum). I pranishën në shfaqje do tëjetë edhe regjisori i animacionit z. Robert Qafzezi.
Dhjetë filma të shkurtër shqiptarë të animuar përbëjnë këtë program origjinal me filma të përzgjedhur të prodhuar në vitet '80 dhe '90. Disa prej tyre shfaqen për herë të parë jashtë vendit.

Në program:
Gjëra që nuk ndryshojnë nga Stefan Taçi, 1993
Kompozim nga Stefan Taçi, 1992
Kënga e fundit nga Artan Maku, 1990
Kapricio nga Albert Malltezi, 1998
Guernica nga Shaqir Veseli, 2009
Loja e Djallit nga Rikarda Nova dhe Ergys Faja, 1998
Ëndrra që nuk vritet nga Robert Qafzezi, 1990
Sizifiane nga Stefan Taçi, 1996
Parrulla nga Gëzim Qendro, 1989
Zëri i Tokës, Zëri i Gjakut nga Artur Dauti dhe Boris Ikonomi, 1985

Të gjithë filmat shfaqen në 35 mm dhe me ngjyra, përveç Guernica që shfaqet në digjital.
Kohëzgjatja totale e programit: 1h30

Lidhje: https://bit.ly/2HeMvfJ
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2020
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE