shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  AQSHF
LIRI BRAHIMI

Liri Brahimi regjisore filmi e Kinostudios 'Shqipëria e re'. Kreu studimet në vitin 1955 deri në vitin 1960 në Liceun Artistik Jordan Misja, në degen e artit dramatik, dhe më pas, në vitet 1960-1965 mbaroi Akademinë e Arteve në Tiranë, sërish në degën e artit dramatik.
Paralel me studimet punoi si bashkëpunëtore e jashtme në Radio Tirana ku transmetoi lajmet për 15 vjet. Me mbarimin e studimeve, në vitin 1965, dha mësim në shkollën e mesme të kulturës lëndët e artit dramatik dhe, më pas, në vitin 1967 - 1968 punoi si regjisore e grupeve artistike të Tiranës pranë pallatit të madh të kulturës.
Filloi punë në Kinostudio dhe në vitin 1968 - 69 nisi punë në redaksinë e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë ku realizoi mbi 20 kronika e kinoditarë, gjithashtu punoi edhe në 15 filma artistikë si Asistent regjisore. Por, krijimtarinë më të madhe e pati në realizimin e filmave dokumentarë. Realizoi mbi 30 filma me tematika nga më të ndryshmet.
Nuk mungoi në vitin 1989 realizimi i filmit 'Përse kështu' që ishte një protestë kundër diktaturës. Në vitin 1984 fitoi çmime në festivalin kombëtar të filmit me dokumentarin 'Nëpër ditaret e luftës' me operator Ilia Terpinin.
Ka shkruar 5 libra për kinematografinë dhe vazhdon të shkruajë.

Në vitin 1993 ka dalë në pension dhe në karrierën e saj si regjisore e kategorisë së parë numërohen këto filma;

Udhëve të hekurta, 1982
Monumenti i natyrës, 1974
Në prag të jetës, 1980
Racionalizatorët e një kombinati, 1976
E dashur nënë Afërdita, 1989
Bijtë e heroinës, 1980
Një jetë pranë naftës, 1984
Reportazh nga Shishtaveci, 1988
Mjeshtri i violinave, 1990
Përvoja e Vrinës, 1982
Një ditë në Kutalli, 1982
Thesar nën pisha, 1977
Nëpër ditarët e luftës, 1983
Dëshmitari i dy epokave, 1984
I coni fjalë nënës, Asim Vokshi, 1984
Ejani nëna, ju pret Hajdar Dushi, 1987
Me sdudentet ushtarake, 1977
Fidanishtia e ushtrisë, 1985
Ditët e jubileut të madh, 1983
Me flamurin e Enverit, 1985
Besa-Besë me Enverin, 1986
Rahin zemrat për Enverin
Përse kështu? 1991
Shkrimtari militant Shefqet Musarai, 1984
Muzeu Enver Hoxha, 1988
Mbetjet teknologjike, lëndë e parë, 1988
Malli për hekurudhën, 1987
1 Maji i Jubileve, 1989
Mbledhje e ministrave të jashtëm të energjitikës të Ballkanit, 1990
Ekspozita kombëtare e arteve figurative, 1975


Librat që ka botuar:


Unë dhe filmi

Ëndrra të shuara

Boceti i filmit (përkthyer edhe në italisht 'Bozzetto di un Film')

Ishim ne
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE