shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  Redaksia AQSHF
Njoftim per shtyp - "TOMKA DHE SHOKЁT E TIJ" DO TЁ RESTAUROHET NЁ LABORATORIN E BIBLIOTEKЁS SЁ KONGRESIT AMERIKAN
Tiranё, 23 Gusht 2013

Njoftim për shtyp

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka kënaqësinë të ndajë me ju lajmin tashmë të konfirmuar se titulli i dytë nga fondi filmik shqiptar i Projektit të Kinemasë Shqiptare i përzgjedhur për t’u restauruar pranë laboratorit të Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center), është “Tomka dhe shokët e tij” (Xhanfise Keko, 1977).
Lajmi konfirmohet nga Kenneth Weissman, supervizor në laboratorin e LOC dhe njëherësh anëtar i bordit të Projektit të Kinemasë Shqiptare dhe nga Regina Longo, drejtore e Projektit të Kinemasë Shqiptare (ACP). Projekti i restaurimit të “Tomkës” iu paraqit nga Kenneth Weissman supervizorëve të tjerë të laboratorit të LOC Gregory Lukow, Patrick Loughney dhe Mike Mashon të cilët pranuan me kënaqësi të bashkëpunojnë me ACP-në dhe AQSHF-në për këtë projekt. Stafi i specializuar teknik i laboratorit të LOC do të verë në dispozicion kohën, profesionalizmin dhe fondet për këtë projekt si pjesë e programit të tyre të diplomacisë ndërkombëtare për të ndihmuar arkivat në rrezik në të gjithë botën. Do të prodhohet një kopje e re 35 mm, pozitiv, bardhë e zi, me titra në anglisht, si edhe një DCP (Digital Camer Package) me titra anglisht dhe frëngjisht. Në këtë mënyrë filmi do të ketë mundësinë të shfaqet në të gjitha mënyrat e projeksionit, qofshin këto arkivale apo dixhitale, si dhe të arrijë një audiencë të gjerë ndërkombëtare.

Theksojmë se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për AQSHF-në dhe ACP-në, njëkohësisht edhe një rast jo i zakontë duke qenë se laboratori i LOC është më i spikaturi në botë për restaurimin dhe konservimin e filmave bardhë e zi.

Përzgjedhja e “Tomkës”. “Tomka” restaurohet plot 36 vjet pas prodhimit të tij, por nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi. Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film tek publiku ndërkombëtar. ACP-ja është ende në vitet e para të punës, kështu që, fillimisht i nevojitet të rrisë ndërgjegjësimin dhe të tërheqë vëmendjen e publikut dhe faktorëve ndërkombëtare tek kinemaja shqiptare për të pasur, më vonë, më shumë mundësi financiare dhe për të vazhduar me restaurime të titujve të tjerë sipas premtimit 5 tituj në 5 vjet. Niveli i lartë artistik dhe cinematik i “Tomkës” dhe të qenit vepër e një regjisoreje femër, janë elementë të rëndësishëm dhe jo të zakontë për kinemanë e një vendi të vogël ballkanik si Shqipëria. Këto fakte tërhoqën edhe dokumentaristin irlandez Mark Cousins i cili përfshiu pjesë nga “Tomka” dhe filmi tjetër i Kekos “Qyteti më i ri në botë” në dokumentarin e tij mbi pjesëmarrjen dhe lojën aktoriale të fëmijëve në film “The Story of Children and Film”, ku u përfshinë gjerësisht filma nga kinematografia botërore. Dokumentari u shfaq në Cannes Classics 2013 dhe vazhdon të shfaqet në Festivale të tjera Ndërkombëtare si në Dokufest 2013, etj. Synimi ynë është që filmin e ri të restauruar ta cojmë në Berlinale 2014 dhe ta shfaqim në programin “Retrospektiv”, program i përvitshëm ku shfaqen restaurime të filmave arkivalë. Theksojmë se pjesëmarrja në Berlinale NUK është konfirmuar ende nga organizatorët e Festivalit.

Ndërkohë, vazhdojnë shfaqjet e punës së parë të Projektit të Kinemasë Shqiptare “Nëntorit të dytë” të restauruar. Filmi u shfaq mbrëmë në Dokufest, Festivali Ndërkombëtar i Filmi në Prizren, Kosovë, si pjesë e programit special. “Nëntori” do të shfaqet në 12 Gusht 2013 në kinemanë Richmix në Londër, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Londër dhe Ambasadorit Mal Berisha dhe Shoqatës Anglo Shqiptare dhe kryetarit të saj Stephen Nash.

Links:
http://www.thealbaniancinemaproject.org/projects.html
http://www.loc.gov/avconservation/

http://www.richmix.org.uk/whats-on/event/the-albanian-cinema-project/
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE