shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  06.06.2022
Filmi “Koha e kometës”, shfaqet në Festivalin e Filmit Avant Garde, në Athinë
Njoftim për shtyp

Filmi “Koha e kometës”, shfaqet në Festivalin e Filmit Avant Garde, në Athinë


Filmi shqiptar “Koha e kometës” (2008) i regjisorit Fatmir Koçi shfaqet në datë 7 qershor 2022, ora 21:30 në programin Pas Revolucionit: Imazhet e shtetit-kombFestivalit të Filmit Avant Garde, organizuar nga Arkivi i Filmit të Greqisë.

Edicioni i 12 i Avant Garde Film Festival, që mbahet në Athinë nga data 26 maj deri 15 qershor 2022, është një nga eventet kryesore që organizohet çdo vit nga Arkivi i Filmit grek, dhe ofron një program të larmishëm me 110 tituj filmash të organizuar në 14 programe të ndryshme, garues dhe retrospektivë.

Programi retrospektivë Pas Revolucionit: Imazhet e shtetit-komb kurohet me rastin e 200-vjetorit të revolucionit grek të vitit 1821 dhe risjell nëpërmjet imazheve kinematografike problematikat e shtetformimit që lanë gjurmë në historinë e tre shekujve të fundit.
Filmi shqiptar “Koha e kometës” i regjisorit Fatmir Koçi (fitues i kupës Aleksandri i artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik 2001 me filmin Tirana Viti 0) shfaqet krahas filmave dhe emrave të njohur të kinematografisë botërore si: Theo Angelopoulos, Luchino Visconti, Elia Kazan. Regjisori Fatmir Koçi do të jetë i pranishëm për prezantimin e filmit para audiencës.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Ministria e Kulturës kanë bashkëpunuar me Arkivin e Filmit të Greqisë duke vënë në dispozicion filmin për projeksion në 35mm sipas të gjitha procedurave të transportit të veprës jashtë vendit.

Koha e kometës (2008)
Filmi është bazuar në romanin e Ismail Kadaresë “Viti i mbrapshtë” dhe i referohet periudhës, pak para Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria u çlirua nga Perandoria Osmane dhe një princ gjerman u kurorëzua mbret. Tregon, në mënyrë komike, aventurat e një grupi muslimanësh, të cilët nisen nga fshati i tyre për të luftuar për vendin dhe mbretin e ri. Kryetari i grupit, nën fenomenin e një komete që shfaqet çdo 100 vjet, duke braktisur heroizmat, bie në dashuri me një murgeshë katolike. Ky film është një komedi e jashtëzakonshme kundër luftës.

Vendi i shfaqjes, për ata që mund ta ndjekin:

Venue B
Adresa: Iera odos Str. 48, Postal Code 104 35 Kerameikos, Athens (https://www.tainiothiki.gr)

  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2022
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE