shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  01.02.2012
Kineasti Mandi Koçi përkujtohet në AQSHF në 100 vjetorin e lindjes
Në datë 1 shkurt, ora 12.00, në kinemanë e AQSHF, u përkujtua 100 vjetori i lindjes së kineastit Mandi Koçi, një nga operatorët pionierë të kinematografisë shqiptare. Takim mes ish kolegëve dhe familjarëve të Mandi Koçit për të përkujtuar kineastin në këtë përvjetor të lindjes së tij. Shfaqje e një kolazhi me punët e tij.

MAK (Mandi Adham Koçi) 1912-1986
një nga operatorët e parë shqiptarë që jetoi në tre regjime dhe u burgos nga të tria.

Lindi në Voskopojë, Korçë, më 12 janar 1912. Mësoi në liceun e Korçës në fillim të viteve '30. Në vitin 1933 shkon në Greqi ku mëson mjeshtrinë e fotografisë. Në 1936 kthehet në Korçë dhe hap të parën studio fotografike dhe elektrike. Është autor i fotove që pasqyrojnë demonstratën e bukës në Korçë në vitin 1936. Merr pjesë në luftën Nacional Çlirimtare duke luftuar në Brigadën I të Vithkuqit. Në 1943 arrestohet, burgoset dhe internohet nga italianët në Porto Palermo dhe më pas në Poncia, Itali. Pas çlirimit, më 1945, punon si përgjegjës laboratori në ATSH. Në vitin 1947 çel një ekspozitë fotografike në Moskë, Rusi. Po në këtë vit, MAK-u dërgohet në Moskë për t'u përgatitur si drejtues i Kinostudios që do të inagurohej në vitin 1952. Atje martohet me rusen Rozalia Kozakova.

Çaku i parë
Kinoditarin e parë "1 maj 1947" e xhiroi në ditët e festimeve të festës së 1 majit, dhe po në 1947, në shtator, xhiron së bashku me Hamdi Ferhatin dokumentarin mbi vizitën e Enver Hoxhes në Shqipërinë e mesme dhe të jugut. Në vitin 1951 niset edhe njëherë në ish Bashkimin Sovjetik për specializim.
Në vitin 1960, MAK-u përjashtohet nga Kinostudio, arrestohet nga Sigurimi i shtetit dhe dënohet me 20 vjet burg. Akuza: Bashkëpunim me një spiune polake e cila i sjell një letër nga e bija në B.S. Lirohet nga burgu në 1980 dhe vdes i vetmuar në azilin e pleqve në vitin 1982.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE