shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  26.05.2022
Filmi "Koncert në vitin '36", pjesë e programit europian "Sezoni i filmave klasikë" 2022
Edicioni i tretë i programit "Sezoni i filmave klasikë" u prezantua më 23 maj 2022, në pavijonin e BE-së në Festivalin e Kanës, ku ACE (Association des Cinémathèques Européennes) zbuloi detaje të programit të ri që zgjat nga qershori deri në dhjetor 2022 me shfaqje në kinematë evropiane dhe në internet.
“Sezoni i filmave klasikë" është një seri shfaqjesh kinematografike falas të krijuara për të tërhequr audiencën më të re drejt trashëgimisë sonë të përbashkët europiane kinematografike.

Programi synon të rrisë ndërgjegjësimin për punën e arkivave europiane të filmit, duke lidhur publikun me historinë e kinemasë dhe duke e bërë të kuptojë rëndësinë e ruajtjes së filmit. Shumica e filmave janë restaurime të reja dixhitale dhe disa nga shfaqjet do të përfshijnë elemente dinamike si shfaqje muzikore live dhe sesione interaktive edukative. Të gjithë filmat do të jenë në dispozicion me titra në anglisht.

22 arkiva filmash nga 21 vende evropiane (të gjithë anëtarë të ACE-së) do të marrin pjesë në “Sezoni i filmave klasikë”, mes tyre edhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Secili arkiv ka përzgjedhur një film, ose përmbledhje filmash, nga koleksioni i tyre për të restauruar dhe shfaqur.

Filmi i përzgjedhur nga AQSHF është “Koncert në vitin 1936” (Saimir Kumbaro, 1978), një film, elementet origjinale të të cilit kanë probleme me dekolorimin e ngjyrave dhe ka nevojë imediate për proceset dixhitale që të mund të risjellin figurën në jetë e kështu të jetë i përshtatshëm për projeksione në kinema dixhitale.

Risia e realizimit të këtij projekti është përfshirja e studentëve në proceset dixhitale të përpunimit të figurës dhe zërit, nën udhëheqjen e një eksperti restaurimi; një mënyrë kjo për nxitjen e interesit dhe dëshirës drejt preservimit dhe restaurimit të trashëgimisë filmike dhe formimit të profesionistëve të rinj.

Filmi “Koncert në vitin 1936” – variant i restauruar në mënyrë dixhitale – do të shfaqet në Tiranë në muajin nëntor 2022. Gjithashtu, filmi ka mudësinë të përzgjidhet në programin ArteKino 2023 dhe të shfaqet për audiencat europiane në platformën televizive online arte.tv.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2022
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE