shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  15.06.2021
CEREMONIA E VLERËSIMIT TË PROJEKTEVE MË TË MIRA TË STUDENTËVE TË ARKITEKTURËS
Komunikatë për shtyp

Në zbatim të Paktit për Universitetin, si dhe në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Evropiane, Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit përfaqësuar nga drejtori Iris Elezi nënshkroi në muajin Tetor 2020 një Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin POLIS për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta për studimin, vlerësimin dhe rikonceptimin e hapësirave muzeore dhe hapësirave të ruajtjes së fondeve arkivore në AQSHF.

Bashkëpunimi mes AQSHF dhe Universitetit Polis zgjati 8 muaj dhe angazhoi 69 studentë të ndarë në grupe, si dhe pedagogët e tyre Joana Dhiamandi dhe Gjergji Poci, për përpilimin e projekteve arkitektonike për rikonceptimin e hapësirave të interierit në godinën e AQSHF-së.

Ditën e martë, data 15 Qershor 2021, ora 14:00, në sallën e shfaqjeve në AQSHF do të organizohet ceremonia e përzgjedhjes së 3 projekteve më të mira si dhe vlerësimi i studentëve fitues. Në aktivitet do të shfaqet edhe një video ilustruese e punës së studentëve.

Pjesëmarrja në kushtet e Covid-19 është e limituar. Ju lutem na kontaktoni nëse dëshironi të merrni pjesë.
email: info@aqshf.gov.al


  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2021
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE