shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  27.04.2020
ALBANIAN SERIES - Shfaqje të filmave shqiptarë në kinematë evropiane.
ALBANIAN SERIES - Kinematografia shqiptare në zemër të Evropës.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bashkëpunoi me kuratoren franko - gjermane Louise Burkart për të ndërtuar një seri shfaqjesh të kinematografisë shqiptare në disa nga kinematë më prestigjoze të Evropës, nën siglën Albanian Series.
Pas një vizite në AQSHF dhe një periudhe 10 mujore studimi dhe njohje të kinematografisë shqiptare, kuratorja Louise Burkart përzgjodhi filma dhe kuroi 4 programe në bashkëpunim me: Metro Kinokulturhaus - kinemaja e Arkivit të Filmit të Vjenës, Austri; DFF - kinemaja e Arkivit Gjerman të Filmit në Frankfurt, Gjermani; Filmpodium - kinemaja e Bashkisë së Zyrihut, Zvicër; dhe Forum des images në Paris Francë.

Nuk janë të shumtë artdashësit në Evropë që e dinë se, Shqipëria, ky vend i vogël pak i njohur për shkak të izolimit politik 40 vjeçar, ka në fakt 70 vjet kinematografi të konsoliduar. Viti 2020 ishte një rast i mirë për spektatorin evropian të njohë kinematogafinë klasike shqipare duke ndjekur seritë e shfaqjeve në Evropë sipas këtyre programeve:

SHQIPËRIA MISTERIOZE, 23 janar - 5 shkurt 2020 në Metro Kinokulturhaus, Vjenë shfaqi një përzgjedhje filmash me metrazh të gjatë dhe të shkurtër.
Link programi në Metrokino: https://www.filmarchiv.at/en/program/retrospective/geheimnisvolles-albanien/#

Muzeu Gjerman i Filmit në Frankfurt (Deutsches Filminstitut Filmmuseum) shfaqi programin CLASSICS & RARITIES: THE FORGOTTEN ALBANIA, nga 11 - 28 shkurt 2020.
Link program në DFF: https://www.dff.film/kino/kinoprogramm/filmreihen-specials-februar-2020/klassiker-raritaeten-das-vergessene-albanien

Në Filpodium të Zyrihut shfaqjet e filmave shqiptarë të programit ALBANIEN IM FILM u mbajtën në periudhën 16 shkurt - 29 mars 2020 dhe u mbështetën edhe nga shoqata e miqësisë Shqipëri - Zvicër. Programi u shoqërua edhe me një panel mbi kinematografinë shqiptare me drejtorin e Filmpodium, Z. Michel Bodmer dhe kuratoren Louise Burkart, ku të ftuar nga Shqipëria ishin kineastët Iris Elezi (njëherazi drejtor i AQSHF), Fatmir Koçi dhe Thomas Logoreci.
Link FilmPodium: https://www.filmpodium.ch/reihen-uebersicht/57715

Për fat të keq, për shkak të pandemisë botërore të COVID-19, shfaqjet në Filmpodium u ndërprenë në datë 13 mars, si pasojë e mbylljes së kinemave dhe të gjitha ambienteve publike në Zvicër.

Kjo masë për parandalimin e infektimit nga koronavirusi bëri që shumica e vendeve evropiane të marrin masa të forta shtrënguese për daljet dhe tubimet në publik, gjë që pasoi edhe me mbylljen e kinemasë së Parisit, Forum des images. Programi TOUT’ANIME që ishte parashikuar të mbahej në 30 prill 2020 me shfaqjen e 10 filmave të animuar shqiptarë është zhvendosur për t’u realizuar në mu
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2020
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE