|
 |
|
|
14.11.2019
Retrospektiva e Filmit Maqedonas, 14 - 17 Nëntor 2019.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Kinemateka e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fton gjithë të apasionuarit e filmit javën e ardhshme në retrospektivën me filma të përzgjedhur nga kinematografia e Maqedonisë së Veriut.
Ndër thesaret e fqinjit tonë ballkanik, do të jenë dy filma nga regjisori i shquar Stole Popov: Filmi i shkurtër i nominuar për Oscar, DAE (1979), dhe fituesi i trefishtë i Festivalit të Pulas, Kroaci, GEZUAR VITIN E RI (1986).
Versioni i restauruar i filmit fitues të Luanit të Artë të Venecias - 1994, PARA SHIUT, i Milcho Manchevskit, si dhe një program me imazhet e para të kineastëve pionierë ballkanikë, Vëllezërit Manaki.
Të Premten, më 15 Nëntor, do të shfaqim filmin e mirënjohur, fitues të dy cmimeve në Berlinale: ZOTI EKZISTON, EMRI I SAJ ESHTE PETRUNYA. Filmi i pestë i skenaristes & regjisores Teona Strugar Mitevska rrëfen historinë e një gruaje të re e të papunë, që thyen ritet dhe zemëron gjithë komunitetin kur arrin të kap një kryq të shenjtë përpara një turme burrash. Protagonistja Zorica Nusheva dhe aktori ynë, Xhevdet Jashari, shkëlqejnë në këtë satirë të mrekullueshme.
Program :
14.11. ora 19:00 - Dae (1979) 16’, Happy New ’49 (1986) 125’ by Stole Popov
15.11. ora 19:00 - God exists, her name is Petrunija (2019) 100’ by Teona Strugar Mitevska
16.11. ora 19:00 - Before the rain (1994) 113’ by Milcho Manchevski
17.11. ora 19:00 - MANAKI Brothers film program
Vendi: Kinema AGIMI, Tiranë
Ju mirëpresim në këtë retrospektivë, bashkëpunim i AQSHF-së dhe Kinematikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të jetë plot supriza e të ftuar.
Të gjithë filmat shfaqen me titra shqip në Kinema Agimi.
Hyrja e lirë!

|
|
|