shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  04.05.2019
JETA PAS ENVERIT - në Kino Lumbardhi, Prizren
Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me organizatën Lumbardhi, sjellin programin "Jeta pas Enverit" me shfaqje filmike nga kinematografia shqiptare e viteve '90. Ky program që do të mbahet në Kino Lumbardhi, në Prizren nga data 4 -22 Maj 2019, ofron një paraqitje të shkurtër të një kombi që lufton me të kaluarën e vet tronditëse dhe ndikimin e saj të vazhdueshëm në të tashmen.

Njëzet e pesë vjet pas rënies së sistemit një partiak të vendit, ende shumë pak dihet për kinemanë shqiptare. Gjatë katër dekadave e gjysmë të sundimit komunist, krijuesit e filmave në kompleksin e Kinostudios prodhuan 232 filma të gjatë, mijëra dokumentarë e kronika dhe mbi njëqind filma të animuar.

Me fundin e regjimit komunist në vitin 1991, regjisorët shqiptarë u ballafaquan me një diskurs të ri politik ku mund të reflektonin haptazi mbi historinë e vendit. Shumë prej këtyre regjisorëve e shfrytëzuan këtë mundësi për t'u marrë me trashëgiminë e diktaturës së Hoxhës. Të tjerët sollën tregime dramatike të korrupsionit dhe ngritjen e papritur të veprimtarisë kriminale të shkaktuar nga kalimi i papritur në kapitalizmin e tregut. Lufta civile e vitit 1997 pothuajse e ndali prodhimin e filmit shqiptar tërësisht. Filma si "Dasma e Sakos" (1998) e Vladimir Priftit u përfunduan në rrethana jashtëzakonisht të vështira. I përbërë nga filma të shkurtër dhe të gjatë, animacion dhe dokumentar, ky program i filmave ofron një paraqitje të shkurtër të një kombi që lufton me të kaluarën e vet tronditëse dhe ndikimin e saj të vazhdueshëm në të tashmen.

Programi u organizua në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

Ky program i filmit është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit ‘Hapësirat Kulturore të Kosovës’ të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Lumbardhit dhe e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit të Shqipërisë dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Hyrja në të gjitha sesionet do të ofrohet falas.

PROGRAMI / PROGRAM

4 MAJ, E SHTUNË / SUBOTA / MAY 4, SATURDAY, 21:00
"Gjëra që nuk ndryshojnë" [Things That Don’t Change] (1993), 3’
Regjisor / Režiser / Director: Stefan Taçi

"Shembja e idhujve"" [The Fall of Idols] (1992), 19’
Regjisor / Režiser / Director: Kujtim Gjonaj

"Vdekja e kalit" [The Death of the Horse] (1995), 80’
Regjisor / Režiser / Director: Saimir Kumbaro

8 MAJ, E MËRKURË / SREDA / MAY 8, WEDNESDAY, 21:00
Filmat e animuar të viteve 1990 / Albanska animacija izdvojenog iz 1990-ih / Albanian Animation Highlights of the 1990s, 68’
"Mall" [Nostalgia] (1992), Stefan Taci
"Kënga e fundit" [The Last Song] (1990), Artan Maku
"Endrra që nuk vritet" [The Dream That You Can’t Kill] (1990), Robert Qafzezi
"Ujku, ujku" [Wolf, Wolf] (1992), Artur Dauti
"Kompozim" [Composition] (1992), Stefan Taci
"Sipas kapelen kokës" [A Cap for your Head] (1997), Shaqir Veseli
"I vdekuri dhe i gjalli" [The Dead and the Living] (1994), Albert Malltezi
"Konsensus" [Consensus] (1998), Artur Dauti
"Loja e djallit" [The Devil’s Game] (1999), Rikarda Nova, Ergys Faja
"Sizifiane" (1995), Stefan Taci
"Kaprico" [Capricio], Albert Malltezi

11 MAJ, E SHTUNË / SUBOTA / MAY 11, SATURDAY, 21:00
"Drejt Europes" [Towards Europe] (1992), 10’
Regjisor / Režiser / Director: Kujtim Gjonaj

"Përdhunuesit" [The Pillager] (1995), 85’
Regjisor / Režiser / Director: Spartak Pecani

15 MAJ, E MËRKURË / SREDA / MAY 15, WEDNESDAY, 21:00
"Balada e druvarit" [Ballad of the Woodchopper] (1997), 6’
Regjisor / Režiser / Director: Leonard Dori

"Dasma e Sakos" [Sako’s Wedding] (1998), 100’
Regjisor / Režiser / Director: Vladimir Prifti

18 MAJ, E SHTUNË / SUBOTA / MAY 18, SATURDAY, 21:00
"Biba" (1994), 5’
Regjisor / Režiser / Director: Shaqir Veseli

"GJYQI" (1993), 15’
Regjisor / Režiser / Director: Ilia Dede

"Bolero" (1997), 95’
Regjisor / Režiser / Director: Besnik Bisha

22 MAJ, E MËRKURË / SREDA / MAY 22, WEDNESDAY, 21:00
"Kinostudio" (1991), 8’
Regjisor / Režiser / Director: Petrit Beci

"Fantazisti" (1990), 4’
Regjisor / Režiser / Director: Stefan Taçi

"Shpella e pirateve" [Pirate’s Cave] (1990), 74’
Regjisor / Režiser / Director: Eduart Makria

  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2019
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE