shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  25.04.2019
FESTIVALI I FILMIT CROSSING EUROPE në Linz, Austri 2019. Në fokus: Iris Elezi
FESTIVALI I FILMIT CROSSING EUROPE në Linz, Austri (25 – 30 prill 2019)

Fokus 2019: Iris Elezi

Regjisorja Iris Elezi është personalitet i shquar në kulturën bashkëkohore të kinematografisë evropiane. Ajo studioi teori dhe kritikë filmi, antropologji, studime gjinore dhe produksion filmi. Elezi bën përpjekje aktive për konservimin e filmave dhe është pedagoge me eksperiencë,
producente, autore, regjisore, si dhe një prej "emisareve" më të apasionuara të kinematografisë shqiptare jashtë vendit. (Jurij Meden, Muzeu Austriak i Filmit)

Pas regjisores turke, Yeşim Ustaoğlu, fituese e disa çmimeve, dhe producentes së suksesshme Ada Solomon nga Rumania, Festivali i Filmit CROSSING EUROPE i dedikon programin Spotlight: Në fokus, një tjetër personaliteti të spikatur femëror të kinematografisë evropiane. Këtë vit, zgjedhja i takon kineastes Iris Elezi, një figurë tepër aktive nga Shqipëria, e cila më parë ka prezantuar për audiencën e festivalit në Linz në vitin 2015 filmin e saj të parë me metrazh të gjatë BOTA (IT / AL / Kosovo 2014).

Pas studimeve në SHBA (në Shkollën e Arteve TISCH, në New York), Iris Elezi u kthye në Shqipëri, ku iu dedikua trashëgimisë kinematografike shqiptare dhe ruajtjes së saj, krahas punës si regjisore, producente, skenariste dhe lektore. Njëzet e shtatë vjet pas rënies së diktaturës izoluese staliniste në Shqipëri, ende pak dihet për kinematografinë e këtij vendi të Evropës Jugore. Si bashkë-themeluese e nismës Projekti i Kinemasë Shqiptare, Iris Elezi është një figurë kyçe në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare kinematografike, jo vetëm materialisht por edhe si ideologji. Në këtë kontekst, ajo organizon shfaqje filmash me qëllim që të sensibilizojnë publikun për realizimin e filmave me temë nga koha e diktaturës, filma që refuzohen nga një pjesë e tij. Iris Elezi i përshkruan përpjekjet e saj për një rivlerësim kritik të trashëgimisë kinematografike shqiptare, që pa dyshim do të luajë rol në edukimin për identitetin kulturor, si: "Ne duhet të çlirohemi nga kjo amnezi kolektive".

Përzgjedhja e filmave për Carte Blanche të saj është e ndarë midis të filmave të prodhuara në të kaluarën dhe prodhimeve më të reja. Krahas tre filmave artistikë të vitive ’70 nga regjisorja e rekomanduar Xhanfise Keko, programi historik përfshin gjithashtu një komedi të dashur e realizuar pas vdekjes së Hoxhës nga njëri prej figurave qendrore të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Pjesa e programit me filma të prodhuar rishtazi ofron një prezantim ideal në universin e kinematografisë shqiptare me dokumentarin e Mark Cousins plot me fakte, por që ende nuk është prezantuar në një publik të gjerë ndërkombëtar. Kjo pjesë e programit plotësohet me dy filma të tjerë, BOTA nga Iris Elezi, dhe prodhim më i fundit dhe shumë i suksesshëm që u shfaq në festivale të shumta ndërkombëtare, NËNTOR I FTOHTË nga Ismet Sijarina.

Përmbledhje e programit: Carte Blanche Iris Elezi:

PERRALLE NGA E KALUARA / A TALE FROM THE PAST (AL 1987), D: Dhimitër Anagnosti, 86 min. – Artistik
BOTA (AL/IT/KO 2014), D: Iris Elezi, 100 min. – Artistik
HERE BE DRAGONS (GB 2013), D: Mark Cousins, 79 min. – Dokumentar
NËNTOR I FTOHTË / COLD NOVEMBER (KO/AL/MK 2018), D: Ismet Sijarina, 93 min. – Artistik
MIMOZA LLASTICA / SPOILED MIMOZA (AL 1973), D: Xhanfise Keko, 38 min. – Artistik
TOMKA DHE SHOKËT E TIJ / TOMKA AND HIS FRIENDS (AL 1977), D: Xhanfise Keko, 74 min. – Artistik
KUR PO XHIROHEJ NJË FILM / WHEN SHOOTING A FILM (AL 1981), D: Xhanfise Keko, 60 min. – Artistik

Përmbledhje e programit Xhanfise Keko në Muzeun e Filmit Austriak (1 & 2 Maj)

HERE BE DRAGONS (GB 2013), D: Mark Cousins, 79 min. – Dokumentar
MIMOZA LLASTICA / SPOILED MIMOZA (AL 1973), D: Xhanfise Keko, 38 min. – Fiction
QYTETI MË I RI NË BOTË / THE NEWEST CITY IN THE WORLD (AL 1974), D: Xhanfise Keko, 52 min. – Fiction
TOMKA DHE SHOKËT E TIJ / TOMKA AND HIS FRIENDS (AL 1977), D: Xhanfise Keko, 74 min. – Fiction
KUR PO XHIROHEJ NJË FILM / WHEN SHOOTING A FILM (AL 1981), D: Xhanfise Keko, 60 min. – Fiction

Iris Elezi do të jetë personalisht e pranishme në shfaqjet e filmave në Linz si dhe në Vjenë, dhe do të ketë, gjithashtu, një diskutim si pjesë e CROSSING EUROPE. - Spotlight 2019 do të mbahet në bashkëpunim me Muzeun e Filmit Austriak.


  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2019
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE