shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  13.02.2019
Cikli THESARET E ARKIVIT
Në ciklin THESARET E ARKIVIT risjellim filmat e koleksioneve filmike që ruhen në fondin e AQSHF-së, prodhime shqiptare apo të huaja, të prezantuara nën një dritë të re; të shoqëruara me biseda, kumtesa të mbajtura nga profesorë, gazetarë, regjisorë apo studiues, duke ofruar për publikun një këndvështrim të ri për veprën filmike sot në vitin 2019, si për mesazhin që ajo vepër përcillte/përcjell, zbërthimin nga ana sociale-kulturore-politike-ideologjike, ashtu edhe për realizimin nga ana teknike.
Të gjtha shfaqjet janë të kuruara, me introduksion dhe bisedë pas shfaqjes, me projeksion 35mm dhe me titra në anglisht, për veprat shqiptare, apo me titra shqip, për veprat e huaja.

Për këtë cikël kemi bashkëpunuar me Kinema Agimin, në mënyrë që të jemi sa më pranë publikut të qytetit i cili gjen vështirësi të na ndjekë në kinemanë tonë në Kinostudio.

Cikli nisi në 2018 me këto tituj :

5 Dhjetor 2018 - "Buzëqeshjet e natës verore" / Smiles of a summer night | Ingmar Bergman | 1955
12 Dhjetor 2018 - "Shpresa" | Eduart Makri | 1989 | i ftuar Eduart Makri
19 Dhjetor 2018 - "Histori zyrtare" / The official story | Luis Puenzo |1985

dhe vazhdon në 2019 me:

13 Shkurt 2019 - "Në flakë të revolucionit | Endri Keko | 1967 | i ftuar Ardian Ndreca
20 Shkurt 2019 - Orizi i hidhur / Riso amaro | Giuseppe De Santis | 1949
27 Shkurt 2019 - Skëterrë '43 | Rikard Ljarja 1980
6 Mars 2019 - Plejada e largët  / Dinstant Constellation | Shevaun Mizrahi | 2018

Cdo të mërkurë, ora 19:00 te Kinema Agimi në Tiranë.
Bileta e hyrjes për këto shfaqje do të jetë 300 lekë.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2019
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE