shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  28.12.2011
MAGJIA PANO premierë në AQSHF
Ditën e mërkurë dt. 28.12.2011, ora 11.00, në sallën e kinemasë në AQSHF, u organizua premiera e filmit të ri dokumentar “MAGJIA PANO”, kushtuar futbollistit të shquar Panajot Pano, Nderi i Kombit.
Ky film i ri dokumentar është një bashkëpunim i suksesshëm i shtëpisë filmike BOTA SHQIPTARE me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

Dokumentari, objekt i të cilit është jeta dhe vepra e këtij futbollisti të madh, është një ndërthurje mjeshtërore e kujtimeve të bashkëkohësve të tij me fotografi, dokumente, gazeta, vlerësime dhe kronikat më të zgjedhura e më brilante të kohës.

Ndërthurja emocionale dhe e kujdesshme e episodeve dhe ngjarjeve më të bujshme sportive të kohës me meditimin real dhe emocional të bashkëkohësve të Panajot Panos, transmetohen nëpërmjet një gjuhe të pasur e të zgjedhur filmike, plot emocion, dashuri dhe mjeshtëri artistike. Në ekran vjen natyrshëm atmosfera e gjallë sportive e viteve 60’-70’ dhe dashuria e madhe e njerëzve të thjeshtë për sportin e bukur dhe popullor të futbollit. Filmi “Magjia Pano” është një prodhim i realizuar nga “Bota Shqiptare” me producent Genti Gjonaj dhe në vijimësinë e gjatë krijuese është vepra më e re e regjisorit të njohur Kujtim Gjonaj.

Autorët kryesorë:

Regjisor: Kujtim Gjonaj
Skenari: Agim Doçi
Operator: Ibrahim Kasapi
Producent: Genti Gjonaj
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE