shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  19.02.2018
AQSHF ORGANIZOI KONKURSIN E PARË MBI FILMAT SHQIPTARË MIDIS SHKOLLAVE 9-VJEÇARE
Në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës”, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit zhvilloi ditën e hënë dt 19 shkurt 2018 një konkurs mbi filmat shqiptarë midis shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës "Bajram Curri" dhe "4 Dëshmoret".

Synimi i këtij aktiviteti edukues ishte afrimi i të rinjve 13 vjecare tek institucionet e kulturës, njohja me filmin dhe kinemanë shqiptare. Të nxisim kureshtjen e të rinjve për filmin shqiptar me shumë sesa dilemat e tyre për të.

Grupmosha e nxënësve u përzgjodh 12 - 13 vjeç. 7 nxënës përfaqësues nga klasat e shtata të secilës shkollë, të përzgjedhur paraprakisht nga mësueset e tyre, formuan 2 skuadrat kundërshtare. Pjesa tjetër e klasave luajtën rolin e audiencës dhe mbështetën shokët e tyre me duartrokitje dhe fjalë inkuarajuese, por njëkohësisht patën edhe mundësi të mësonin nga gjithë çfarë u zhvillua në harkun kohor të 120 minutave në kinemanë e Arkivit të Filmit.

Koordinatoret e edukimit në AQSHF, Znj. Irini Asqeri, njëherazi edhe ideatore e aktivitetit, dhe Znj. Eriona Vyshka e cila luajti edhe rolin e moderatores së konkursit, kishin përzgjedhur më parë 4 filma shqiptarë të përshtatshëm për grupmoshat dhe ku trajtohen tema sociale:

Guximtarët (Gëzim Erebara, 1970)
Kur po xhirohej një film (Xhanfize Keko, 1981)
Shoku ynë Tili (Fehmi Hoshafi, 1981)
Në shtëpinë tonë (Dhimitër Anagnosti, 1979)


Në fazën përgatitore të konkursit, koordinatoret kryen takime nëpër shkolla me mesueset e gjuhës e letërsisë si edhe me drejtuesit e shkollave, ku gjetën gadishmërinë e tyre të plotë për të organizuar një aktivtet të tillë formues, edukues por edhe interaktiv dhe argëtues për nxënësit.
Gjatë takimeve mësueseve u janë dorëzuar materiale nga biblioteka e AQSHF-së mbi 4 filmat që u trajtuan si edhe materiale të tjera logjistike, në mënyrë që nxënësit të përgatiten për pyetjet e konkursit.

Në ditën e konursit, në datë 19 shkurt, nxënësit dhe mësuesit e tyre u paraqitën në ambjentet e AQSHF-së euforikë, entuziastë dhe me një interes e përgatitje të veçantë që nuk e prisnim të ndodhte.
Juria e nderuar përbëhej nga 3 anëtarë: Znj. Iris Elezi, kineaste dhe drejtoreshë e AQSHF-së, Z. Mevlan Shanaj, kineast, aktor, pedagog i regjisë së filmit si dhe Z. Skënder Jaçe, kineast, producent.

Konkursi u zhvillua në një frymë pozitive por edhe me tensionet e rastit. Pyetjet dhe përgjigjet ishin konceptuar nga koordinatoret, të dy tipeve; me alternativa si dhe me zhvillim/interpretim, ku nxënësve iu kërkua të konceptojnë vetë një afishe për filmat duke e pikturuar atë në telajo , si edhe të krijojnë dialogje apo të inskenojnë pjesë të shkurtra nga xhirimi i një filmi.

Gjatë përgjigjeve të pyetjeve u trajtuan tema sociale si: bullizmi, gjithëpërfshirja, divorci, ndihma e shokëve në nevojë, etj.
Në përfundim, konkursin e parë të këtj lloji e fitoi shkolla “4 Dëshmorët” (me 80 pikë) e cila përparoi me 3 pikë diferencë kundrejt shkollës “Bajram Curri” (me 77 pikë).

Për fituesit u shpërndanë çertifikata dhe nxënësve iu dhuruan libra nga Z. Mevlan Shanaj për bibliotekat e shkollave të tyre.

Falenderojmë për ndihmën e vyer për realizimin e këtij aktiviteti: Ministrinë e Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës, Akademinë e Filmit dhe multimedias MARUBI, mësuesen e shkollës "Bajram Curri" Znj. Lindita Fejzo, mësuesen e shkollës "4 Dëshmorët Znj. Anila Jorgji, drejtorin e shkollës "Bajram Curri" Z. Genc Mosho, Z. Mevlan Shanaj, Z. Skënder Jace, Znj Elsa Demo.



  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE