|
 |
|
|
24.07.2017
4 TREGIME NGA ARKIVI SHQIPTAR I FILMIT

Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit prezantojnë programin e filmit "4 Tregime nga Arkivi Shqiptar" të kuruar nga Ana Grgić dhe prezantuar nga Julian Bejko.
Në katër seanca që do të mbahen në javën e fundit të Korrikut, shfaqim për publikun katër tregime nga Arkivi i Filmit Shqiptar që na çojnë në Shqipërinë e viteve ‘70, një dekadë e turbullt për popullin dhe shtetin shqiptar.
Filmi i parë është Kapedani, një komedi/satirë mbi rolin e gruas dhe komentim mbi sfidat kryesore shoqërore të Shqipërisë moderne progresive gjatë regjimit të Hoxhës, i cili ballafaqohet me të kaluarën tradicionale dhe patriarkale.
Filmi i dytë, Rrugë të Bardha, është shembull i figurës së martirit socialist të punës, idea e punëtorit që e sakrifikon veten për të mirën e përgjithshme të kombit, një element ideologjik prezent edhe në regjime tjera socialiste.
I treti, Tomka dhe shokët e tij, një film për fëmijët apo një fim i fëmijëve, tregim i një grupi të fëmijëve Shqiptar që i rezistojnë okupimit Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, një film që përmban elemente propagande po aq sa estetikë impresive neo-realiste, drejtuar nga regjisorja më e famshme femër e epokës së Kinostudios, Xhanfise Kekos.
I katërti, Gjeneral Gramafoni, përmban një kritikë të kapitalizmit përtej punës strikte, ndërsa i vendos në ballafaqim nocione si të civilizuar-të prapambetur, të kultivuar-barbarë, etj.
Katër filma shumë të ndryshëm, por të prodhuar në një epokë që sinjalizoi ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore për Shqipërinë, janë të gjitha dëshmi e interesimit të Hoxhës në film si një mjet i fuqishëm për bashkëdyzimin e kulturës dhe edukimit për qëllime propagandistike.
Për t'i kontekstualizuar filmat dhe prezantuar ato, në dy seancat e para do të merr pjesë profesori Julian Bejko nga Universiteti i Tiranës. Filmat shfaqen në kuadër të programeve speciale të filmit të Kino Lumbardhit. Për realizimin e këtij programi, Fondacioni Lumbardhi falenderon Albanian Cinema Project.
Orari i filmave:
24 Korrik, e Hënë
21:00 Kapedani / The Captain (1972, regj. Muharrem Fejzo)
25 Korrik, e Martë
21:00 Rrugë të Bardha / White Roads (1974, regj. Viktor Gjika)
28 Korrik, e Premte
21:00 Tomka dhe shokët e tij / Tomka and His Friends (1977, regj. Xhanfise Keko)
29 Korrik, e Shtunë
21:00 Gjeneral Gramafoni / The General Gramophone (1978, regj. Viktor Gjika)

|
|
|