shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  30.10.2016
KUR XHIROHEJ NJË FILM “PUSHTON” ISRAELIN
Pas filmit “Tomka dhe shokët e tij” që veçanërisht dy - tri vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e kritikës së specializuar dhe spektatorit në Francë, Amerikë e sidomos në Britaninë e Madhe ku vetëm gjatë vitit 2014 është shfaqur në 19 qytete të saj, një tjetër film i regjisores së mirënjohur Xhanfise Keko kontakton me spektatorin e huaj.

Këtë herë është filmi “Kur xhirohej një film”, 35 vjet pas realizimit, që “pushton” Israelin. I subtitruar në hebraisht, ai do të prezantohet përpara publikut hebre në 30 tetor 2016 në sallën qendrore të Kinematekës së Tel Avivit, e cila është përkujdesur veçmas për këtë event. Në vazhdim, do të jetë Kinemateka e Haifës dhe ajo e Jerusalemit që do të organizojnë në 31 tetor dhe 1 nëntor 2016 premierat speciale të filmit “Kur xhirohej një film”.

I shoqëruar dhe prezantuar nga Elvira Diamanti, Drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmi “Kur xhirohej një film”, shkon në eventin më të fundit i kuruar me shumë kujdes nga producenti Genc Përmeti, si distributor i licensuar i QKK-së për të drejtat e krijimtarisë së regjisores Xhanfise Keko jashtë territorit të Shqipërisë si dhe falë bashkëpunimit të tij me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Ambasadën Shqiptare në Israel.

Filmi “Kur xhirohej një film” i shumë diskutuar në Shqipërinë e vitit 1981 kur u realizua dhe prezantua për herë të parë në ekranin shqiptar për temën e tij “tabu” ku trajtohej problematika e barazisë gjinore, pas vlerësimit me çmim special në Festivalin e Giffonit, Itali më 1983, është shfaqur e vlerësuar gjatë këtyre viteve edhe në mjaft evente ndërkombëtare filmi si në Danimarkë, Kanada, Siri, Algjeri, Francë, Greqi, më i fundit në mars të këtij viti, në Festivalin Cinema Du Reel në Paris.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE