shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  17.10.2016
Punëtoritë Arkivat në Lëvizje - (AIM) Workshops - PROGRAMI
PROGRAMI I PLOTË

Të gjitha seancat do të mbahen në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) dhe në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, në Tiranë, nëse nuk do të shprehet ndryshe.

Adresa ARKIVI QENDROR SHTETËROR I FILMIT:
Rruga: Aleksandër Moisiu, Nr. 76/1, Tiranë 1005, ALBANIA

Adresa MARUBI:
Rruga: Aleksandër Moisiu Nr. 78. Kinostudio - AL1005 Tiranë, ALBANIA
Të gjitha shfaqjet e filmave do të mbahet në Akademinë Marubi dhe AQSHF nëse nuk shprehet ndryshe.
JAVA E PARË
Programi i javës së parë ka të njejtën vijueshmëri për të gjithë pjesëmarrësit, edhe pse në disa prej seancave, pjesëmarrësit do të ndahen në grupe të vogla për lehtësimin e mësimdhënies dhe të trajnimit dhe për të lejuar të gjithë pjesëmarrësit të angazhohen në aktivitetet praktike.

E hënë, 17 tetor 2016

09:00 - 10:30 Pritje dhe Ceremonia e Hapjes në kinemanë e AQSHF-së.
Me praninë e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, Kryetarin e Qendrës Kombëtare Kinematografike (QKK) Ilir Butka, Drejtoreshën e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) Elvira Diamanti, Rektorin e Akademisë së Filmit dhe Multimedias MARUBI Kujtim Çashku, drejtoreshën e Projektit të Kinemasë Shqiptare (ACP) Regina Longo, bashkë-drejtuesen e Punëtorive Arkivat në Lëvizje dhe Anëtare e Bordit të ACP Ana Grgic, dhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane.
10:30 - 11:00 PUSHIM KAFE
11:30 - 12:30 Si ndërtohet një skaner i tipit "bëje-vetë". Seancë e udhëhequr nga drejtuesi i ekipit teknik të AIM Skip Elsheimer, me ndihmën e ekspertëve të gjithë pjesëmarrësit do të bëjnë një skaner të thjeshtë dore i cili mund të përdoret me një smart phone. Ky ushtrim kreativ do të shërbejë për t’u njohur me bazat e teknologjive që aplikohen në makineri më të sofistikuara skanimi filmi, dhe për të treguar se ç’mund të bëjnë arkivistët kur mungojnë pajisjet dhe financimet e duhura.
12:30 - 14:00 PUSHIM DREKE
14:15 -16:00 Ekspertët e AIM do të shqyrtojnë me pjesëmarrësit materialet dhe anketat që kanë mbledhur nga to para seminareve dhe do të shqyrtojnë planin dhe programin e plotë të punëtorive. Do të shpërndahen detyra në grup për javën.
16:00 - 17:30 Vizitë në ambjentet e AQSHF-së dhe magazinat e filmit.
17:30 - 18:30 PUSHIM
19:00-21:30 DARKË NË GRUP

E martë, 18 tetor 2016

09:00 - 10:30 Ligjëratë: Hyrje dhe pasqyrë e Teknologjisë së Filmit, Pjesa I: në kinemanë e AQSHF-së
10:30 - 11:00 PUSHIM KAFE
11:00 - 12:30 Trajnim praktik mbi kujdesin për filmin, Seanca 1 në ambjentet e punës në AQSHF: pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të vogla nën mbikqyrjen e ekspertëve, për të shqyrtuar praktikat më të mira për identifikimin, kontrollin dhe trajtimin e filmit kinematografik. Do të punohet me film 16mm dhe 35mm.
12:30 - 14:00 PUSHIM DREKA
14:00 - 15:30 Ligjëratë: Teknologjia e Filmit Pjesa 2, në kinemanë e AQSHF-së.
15:45 - 17:45 Projeksioni i filmit: Ligjëratë dhe seancë praktike me Andy Uhrich në kinemanë e AQSHF-së.
18:00 - 20:00 DARKA
20:30-22:00 SHFAQJE: Filma të animuar nga Bertrand Shijaku dhe PEGASUS Film; kuruar nga Stephen Parr.

E mërkurë, 19 tetor 2016

Kineastë dhe studiues në arkivat filmike me Mila Turajlic dhe Bostjan Virc.
Të gjitha aktivitetet e datës 19 tetor të zhvillohen në Akademinë Marubi, përveç rasteve kur shënohet ndryshe.
09:30 - 10:00 Pritje dhe vizitë në ambjenet e Akademisë Marubi me Eol Çashkun.
10:15 - 13:00 Shfaqje: Cinema Komunisto (2011) me regjisoren Mila Turajliç e cila do të prezantojë filmin. Kjo shfaqje do të jetë e hapur për publikun. Q&A me Mila Turajliç pas shfaqjes.
13:00-14:00 PUSHIM DREKA
14:15 - 16:00pm Tryezë e rrumbullakët mes kineastëve, eksperëve dhe pjesëmarrësve për të diskutuar risqet me të cilat përballen arkivat kur u venë në dispozicion kineastëve koleksionet filmike të pa-prezervuara. Kjo seancë do të moderohet nga ekspertët e AIM Stephen Parr dhe Jurij Meden, në dialog me Mila Turajlic, Bostjan Virc, dhe pjesëmarrësit e seminarit. Ekspertët Regina Longo, Kate Dollenmayer dhe Lindsay Zarwell do të trajtojë çështjet që kanë të bëjnë me koleksione të vështira dhe do të mundohen, bashkë me pjesëmarrësit, të kuptojnë se çfarë problemesh ka në arkivat e ish-Jugosllavisë të cilat ruajnë koleksione me prejardhje të kontestuar për shkak të shpërbërjes dhe reformimit të vendeve të ish-Jugosllavisë dhe komisionet e krijuara për të përcaktuar pronësinë dhe të drejtat mbi veprat artistike.
16:00 - 16:30 PUSHIM KAFE
16:30-17:30 Vizitë në Qendrën Kombëtare Kinematografike (QKK) me Kryetarin Ilir Butka dhe stafin e QKK-së.
18:00 - 20:00 DARKA NË GRUP
20:30 - 22:00 Shfaqje e filmit dokumentar HOUSTON, KEMI NJË PROBLEM! (2016) me producentin Bostjan Virc i cili do të prezantojë filmin. Kjo shfaqje do të jetë e hapur për publikun. Q&A me Bostjan Virc pas shfaqjes.

E enjte, 20 tetor 2016

Të gjitha aktivitetet e datës 20 tetor do të zhvillohen në AQSHF, nëse nuk udhëzohet ndryshe.
10:00 - 12:00 Vizitë në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) me Drejtoreshën Dr. Falma Fshazi.
Misioni i COD është të bëjë procesin e administratës publike transparent tek qytetarët shqiptarë, studiuesit dhe hartuesit e politikave përmes ofrimit të aksesit në dokumentet e vjetra dhe bashkëkohore në fushën e politikëbërjes. Për këtë arsye, pjesë përbërëse e këtij institucioni të ri është një bibliotekë, si edhe një arkiv i Këshillit të Ministrave, të dhëna të ruajtura nga Arkivit Qendror i Shtetit. Ky arkiv tani është i ndarë sipas periudhave historike në dy pjesë: të dhënat e krijuara midis viteve 1914 dhe 1994 dhe ato të krijuara nga viti 1945 -1990 (sipas legjislacionit shqiptar, ekziston një embargo 25-vjeçare për t’i bërë publike të dhënat shtetërore).
12:00 - 13:30 DREKA
14:00 - 16:00 Ligjëratë dhe Laorator: Hyrje në katalogim dhe dokumentim me Nancy Goldman, Drejtore e Bibliotekës dhe Qendrës Studimore të Filmit PFA, dhe një nga anëtaret kryesore të Komisionit për Dokumentim dhe Katalogim të FIAF.
Në kinemanë dhe bibliotekën e AQSHF-së: Seancat e Nency-t do të zhvillohen duke përdorur elementet që ruhen në AQSHF për filmin BALLË PËR BALLË (Kujtim Çashku, Piro Milkani, 1979). Vështrim i përgjithshëm mbi parimet e katalogimit dhe zbatimi i tyre tek koleksionet filmike dhe dokumentet e lidura me to (foto, poster, dokumente të shkruara)
16:00 - 18:00 Ligjëratë dhe laborator: Hyrje në procesin e vlerësimit, identifikimit dhe konservimit të fotografive dhe materialeve letër me Shpend Bengun, i cili ka ndihmuar AQSHF-në me koleksionet e tyre dhe ka bërë punë të ngjashme për Ministrinë e Kulturës. Ai jep mësim në Universitetin Europian të Tiranës.
Në bibliotekën e AQSHF-së:
Do të montohen tre DSLR workstations me prozhektorë, copy stand, etj. dhe do të trajnohen pjesëmarrësit se si të përgatitin, ndriçojnë dhe fotografojnë materialet e tyre, si t’i kalojnë nga kamera në kompjuter, dhe si të pastrojnë fotografitë dixhitale nga defektet e t’i ruajnë në kompjuter.
18:30 - 20:00 DARKA
20:30 - 22:00 SHFAQJE FILMI BALLË PËR BALLË në 35mm
Me kineasët Kujtim Çashku dhe Piro Milkani të pranishëm për Q&A pas shfaqjes, e moderuar nga anëtarët e bordit të ACP Iris Elezi dhe Thomas Logoreci. Projeksion i filmit nga koleksioni i AQSHF-së.

E Premte, 21 tetor 2016

Etika dhe praktika e restaurimit. Hyrje në procesin e skanimit të filmit dhe skanerat e filmit. Të gjitha aktivitetet do të mbahen në Akademinë Marubi, përveç rasteve kur shënohet ndryshe.
10:00 - 12:00 Ligjëratë dhe diskutim: Etika dhe praktika e restaurimit e udhëhequr nga Gabor Pinter nga Laboratori Hungarez i Filmit (Magyar Filmlabor).
Kjo ligjëratë do të shërbejë si një pasqyrë me temën dhe Gabor Pinter, gjithashtu, do të trajtojë disa nga specifikat e projekteve të restaurimit që ai ka drejtuar për kineastë dhe arkiva të ndryshme kombëtare në rolin e tij si menaxher projektesh i Laboratorit Hungarez të Filmit.
12:00 - 13:30 DREKA
13:45 - 15:00 Tryezë e rrumbullakët, diskutim i moderuar nga Gabor Pinter, Kujtim Çashku dhe Piro Milkani, regjisorët e filmit Ballë për Ballë, dhe me Thomas Logorecin e ACP-së. Grupi do të trajtojë historinë e industrisë të sponsorizuar nga shteti filmit në Shqipëri dhe në Ballkan në përgjithësi, dhe do të diskutojnë sfidat me të cilat përballen sot regjisorët e rinj të cilëve u dhet të depozitojnë materialet e tyre dixhitale në arkivat të cilat nuk janë të pajisura me pajisjet e duhura për të menaxhuar elementet e erës së re dixhitale. Ky është, në fakt, një problem për shumicën e arkivave në këtë rajon. Ky diskutim do të inkurajojë pjesëmarrësit të mendojnë si një skuadër për disa nga problemet që ata përballen dhe të jenë pjesë aktive në këtë bisedë.
15: 00 - 15:30 PUSHIM KAFE
16:00 - 18:00 Ligjëratë dhe diskutim: Planifikimi një restaurimi filmi; rast studimi, filmi BALLË PËR BALLË. Drejtorja e ACP-së Regina Longo do të paraqesë çështjen për restaurimin e filmit Ballë për Ballë, duke përfshirë hulumtimin që ka kryer në vitin 2012 kompanitë Colorlab dhe Kodak mbi disa nga elementet e filmit në fjalë.
Ekspertët dhe pjesëmarrësit do të diskutojnë dhe vendosin për një plan pune për javën në vijim ku do të punohet për këtë titull të filmit por dhe për elementet e tjera që pjesëmarrësit e seminarit kanë sjellë me vete nga arkivat e tyre.
18:30 - 22:00 DARKA

E shtunë, 22 tetor 2016

10:00 - 18:00 Udhëtim me autobus për në Shkodër dhe vizitë në Muzeun Kombëtar MARUBI.
Autobusët do të nisen nga qendra në orën 10:00. Ky udhëtim është fakultativ për të gjithë pjesëmarrësit e seminarit, por inkurajohet të merret pjesë pasi është një mundësi e rrallë për të pare një prej thesareve kombëtare të Shqipërisë.
18:00-19:30 DARKA NË SHKODËR

E diel, 23 tetor 2016

Vendi për Ditën e Filmit Privat në Shqipëri: për t’u vendosur
12:00 - 18:00 Pjesëmarrja është fakultative por është e rekomandueshme që të gjithë pjesëmarrësit të jenë të pranishëm dhe të sjellin filma 16mm ose material video nga institucionet e tyre për t’I ndarë me publikun. Aktiviteti është i hapur për publikun. Është hera e parë që në Shqipëri organizohet Dita e Filmit Privat!
Dita e Filmit Privat është një aktivitet festiv për filmat amatore dhe xhirimit të tyre, i cili mbahet cdo vit në shumë vende në mbarë botën. Aktivitetet në këtë ngjarje sigurojnë mundësi për individët dhe familjet për të parë mes komunitetit të tyre filmat që kanë xhiruar vetë. Është një mundësi për të zbuluar se pse dhe si duhet të kujdesemi për këto filma. Ekspert e AIM do të zhvillojnë një seminar gjysmë-ditor udhëhequr nga Skip Elsheimer dhe Andy Uhrich i Qendrës për Filmat Privatë, së bashku me Kate Dollenmayer, Lindsay Zarwell dhe Andrea McCarty. Ato do të shpjegojnë se si të organizohet një aktivitet për Ditën e Filmit Privat në qytetin/lagjen/arkivin tonë.
19:00 – 22:00 DARKA

JAVA E DYTË

E hënë, 24 tetor 2016

Programi i javës së dytë ka linja paralele për seancat e pasdites, duke filluar të marten në 25 tetor, gjë që do të lejojë pjesëmarrësit të zgjedhin ato aktivitete që u interesojnë apo kanë të bëjnë me detyrat e tyre në institucionet përkatëse. Çdo seancë e paradites do të përfshijë një përzierje ligjëratash dhe punësh praktike në përpunimin dixhital të materialeve arkivore. Pasdite, Nancy Goldman do të zhvillojë një seri seancash katalogimi dhe dokumentimi për të gjithë pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë të punojnë më shumë në këtë aspekt me koleksionet e tyre. Disa nga materialet që do të krijohen gjatë punëtorive të paradites do të shfrytëzohen nga pjesëmarrësit në seancat e katalogimit gjatë pasdites me qëllim që deri në fund të javës së dytë të punëtorive të kemi një inventar të materialeve të AIM dhe katalogun paraprak për të ndarë me grupin.
09:00 - 10:30 Ligjëratë Infrastruktura dixhitale, masterizimi dhe rrjedha e punës për filmin dhe videot
10:30 - 11:00 PUSHIM KAFE
11:30 - 12:45 Punë praktike; pjesëmarrësit do të punojnë me materialet e tyre arkivale dhe/ose filmin Ballë pë Ballë: dy grupe të veçanta do të alternojnë punën mes tyre.
12:45 - 14:00 PUSHIM DREKE
14:15 – 15:45 Ligjëratë: Ruajtja dhe dixhitalizimi i videove.
16:00 - 18:30 Praktikë. Hyrje në Blackmagic videostation, aparaturë për dixhitalizimin e materialeve video.
19:00 - 22:00 DARKA


E martë, 25 tetor 2016

Dixhitalizimi "Boot camp", me seanca të drejtuara nga Skip Elsheimer (A/V Geeks), Reto Kromer (AV Preservation, Zvicër)
Pjesa 1 - Seanca do të mbahet në Akademinë Marubi
Pjesa 2 - Seanca do të mbahet në Bibliotekën e AQSHF-së

09:00 - 12:00
Pjesa 1
Intro dhe shqyrtim i formateve audiovizive. Trajnime praktike me software-in "MediaInfo". Hyrje në software-in "FFmpeg". Trajnime praktike me këtë software.
12:30 – 14:00 DREKA
14:30 - 17:30 Trajnime praktike me software "QCTools"
Pjesa 1 - Krijimi i DCP-së
14:30 - 17:30
Pjesa 2 - Katalogimi dhe dokumentimi me Nancy Goldman: Pjesëmarrësit do mësojnë në lidhje me përdorimin e standardeve të veçanta të të dhënave dhe do të punojnë me fjalorë të kontrolluar. Metodat do të nisin me krijimin e inventareve të thjeshtë e deri tek zhvillimi i sistemeve më komplekse të katalogimit. Seanca do të përfshijnë ushtrime praktike.
18:00 – 20:00 DARKA
20:30 - 22:30 SHFAQJE në Akademinë MARUBI
Shfaqje e lirë dhe e hapur për publikun dhe pjesëmarrësit e seminarit, e filmit FYTYRAT E BARDHA (White faces, Facce bianche) një dokumentar i xhiruar në Shqipërinë e Veriut nga RAI. Xhiruar në super 16mm. Realizuar, shkruar dhe prodhuar nga eksperti i AIM-së Gabor Pinter. Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1993 që ky film do të shfaqet në Shqipëri, me praninë e ekipit të realizimit.

E mërkurë, 26 tetor 2016

10:00 - 12:30
Pjesa 1. Vendi: Kinemaja e AQSHF-së.
DANIEL BOROSA: RadioTelevizioni Kroat - Raport mbi njv studim të RTK mbi arkivat rajonale. Projekti është hartuar për përtej qëllimit të dixhitalizimit dhe ruajtjes dhe fokusohet tek shkëmbimi i të dhënave dixhitale dhe rrjedhën e informacionit, bashkëpunimin mes TV dhe mediave sociale, etj.
12:45 - 14:00 DREKA
14:15 - 15:30
Pjesa 1. Vendi: Marubi ose AQSHF. Dita Dixhitale 3: Pjesëmarrësit do të punojnë me materialet e tyre arkivore dhe/ose filmin Ballë për Ballë: dy grupe të vecanta për skanimin do të punojnë në mënyrë alternative me projektin në 35mm
Pjesëmarrësve u është kërkuar të sjellin film analog, videokasetë dhe disa metadata / fotografi në një harddisk të jashtëm. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë materialet e nevojshme për të punuar konkretisht me koleksionet e tyre, nëse ata dëshirojnë. Pjesëmarrësit mund të zgjedhin të përqëndrohen tek puna me foto, me material në letër apo projekte video ose film.
14:30 - 17:30
Pjesa 2 - Vendi: Biblioteka e AQSHF-së. Katalogimi dhe dokumentimi me Nancy Goldman: Ushtrime katalogimi, puna me dokumentacionin që ka lidhje si me filmin ashtu edhe me videot.
18:00 - 20:00 DARKA
20:30-22:30 SHFAQJE në Akademinë Marubi ose në AQSHF, e lirë dhe e hapur për publikun.

E enjte, 27 tetor 2016

09:30 - 12:00
Pjesa 1 Vendi: Marubi dhe AQSHF. Dita Dixhitale 4: Pjesëmarrësit vazhdojë me projektet e tyre nga dita e tretë me mbikqyrjen aktive të ekspertëve të AIM-së, të ndarë në grupe dhe një-nga-një.
09:30 - 12:00
Pjesa 2 - Vendi: Biblioteka e AQSHF-së. Katalogimi dhe Dokumentimi me Nancy Goldman: ushtrime mbi katalogimin; do diskutohen mënyrat e duhura që parimet e nxëna këtu të zbatohen konkretisht në arkivat përkatëse të pjesëmarrësve.
12:15 – 14:00 DREKA
14:15 - 17:30 Vendi: kinemaja e AQSHF-së
Për ku do të nisemi? Pjesa 1 me Ilir Butkën (QKK).
Shqyrtimi i Ditës së 1-rë, vlerësime dhe qëllimet: Të gjithë pjesëmarrësve do t’u kërkohet në ditën e parë të shkruajnë qëllimet e tyre për seminaret. Këto dokumente do të mblidhen nga ekspertët e AIM-së të cileë do t’I shqyrtojnë dhe do të diskutojnë me pjesëmarrësit për hapat e mëtejshëm, potencialet për bashkëpunim të vazhdueshëm për dixhiitalizimin, ruajtjen dhe dokumentimin, ndoshta për një katalog të përbashkët, etj.
05:30 – 19:00 PUSHIM
19:00 - 22:00 DARKA E MBYLLJES E OFRUAR NGA AQSHF

E premte, 28 tetor 2016 Dita e mbylljes

10:00 - 12:00 Forum i hapur
Për ku po nisemi? Pjesa 2
Vlerësimi i propozimeve të marra për projekte bashkëpunimi që mund të lindin nga takimet e punëtorive të AIM-së.
12:30-15:00 DREKË NË GRUP dhe dhënia e certifikatave të punëtorive me pjesëmarrjen e arkivistëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.
15:00 Nisja e pjesëmarrësve të seminarit dhe ekspertëve, etj.
18:30 - 22:00 DARKË për ata që mbeten

E shtunë, 29 tetor 2016

Për pjesëmarrësit dhe ekspertët që ende ndodhen në Tiranë do të ketë një vizitë fakultative në grup në qytetin veriperëndimor Shkodër, një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe vendndodhje e Muzeut Kombëtar Marubi. ACP kërkon që pjesëmarrësit e seminarit të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në këtë ekskursion nga dt 24 tetor e hënë, që të mund të planifikohet transportin dhe hyrja në Muzeun Marubi.
10:00 - 18:00 Udhëtim me autobus në Shkodër
Megan Hamilton me banim në Shkodër do të bëjë një vizitë me grupin dhe do të tregojë përvojat e saj të ndërtimit të një qendre arti dhe galerie në qytetin ku edhe punon me Dokufest dhe grupe të tjera arti për të programuar shfaqje filmike.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE