shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  17.10.2016
ARKIVAT NË LËVIZJE - PUNËTORI INTENSIVE NË TIRANË, 17 - 28 TETOR 2016
Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) do të zhvillojë punëtori rajonale trajnimi në Ballkanin Perëndimor për profesionistët e arkivave audiovizive. Këto arkivistë janë duke punuar përtej mundësive për të ruajtur një trashëgimi të rrezikuar audiovizive e që ka pasur shumë pak mundësi të shihet përtej kufijve të rajonit.

ACP po bashkëpunon me Federatën Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit (FIAF), Muzeun George Eastman (GEM), AV Geeks, Arkivi i Medias në San Francisco (SFMA), Bibliotekën e Kongresit Amerikan (LOC) dhe Ministria e Kulturës Shqiptare për të nisur Punëtoritë Arkivat në Lëvizje (AIM Workshops).

Sesioni i parë intensiv 2 javor për prezervimin e koleksioneve audiovizive do të mbahet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në Tiranë, nga 17-28 tetor 2016.

Punëtoritë praktike të tipit laborator për profesionistët e arkivave, do të drejtohen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë profesionistë të arkivave audiovizive, të cilët do të dhurojnë kohën dhe ekspertizën e tyre, sepse për ta është e rëndësishme të punojnë me arkivat në rrezik dhe t’i aftësojnë arkivistët në procesin e prezervimit të koleksioneve audiovizive. Qëllimi i AIM është të punojë me pjesëmarrësit në mënyrë që ato të maksimizojnë burimet që kanë në dispozicion, të punojnë me buxhete të kufizuara dhe numër të pakët punonjësish, dhe në të njejtën kohë të tregojë se si një nismë e vogël e tipit bëje-vetë shkon shumë përtej kur kombinohet me ekspertizën dhe njohuritë bazë të punonjësve të arkivave.

AIM angazhohet të verë në dispozicion të arkivistëve teknologjitë më të fundit dhe praktikat më të mira për të dixhitalizuar, dokumentuar dhe shpërndarë koleksionet e tyre nëpërmjet një katalogu të përbashkët online që do të ndërtohet gjatë punëtorive dhe do të mirëmbahet nga ACP dhe partnerët Internet Archive dhe A/V Geeks me kontributin e vazhdueshëm të arkivave pjesëmarrëse. Çdo pjesëmarrës është ftuar të sjellë me vete një bobinë filmi nga arkivat e tyre të cilën do ta dixhitalizojnë gjatë punëtorive. Gjithashtu, do të punohet në grup për prezervimin dixhital të një filmi me metrazh të gjatë nga fondi i AQSHF-së si dhe materialet shoqëruese si foto, poster, dokumente të shkruara.

Gjatë punëtorive, do të ketë një seri shfaqjesh filmike dhe programesh të hapura si për publikun ashtu edhe për pjesëmarrësit e seminarit, duke përfshirë:

• Shfaqje në AQSHF e filmave te animuar kuruar nga Stephen Parr.

• Shfaqje dhe bisedë me regjisoren serbe Mila Turaljic, autoren e filmit dokumentar të vlerësuar me çmime CINEMA KOMUNISTO (2011) që flet për lulëzimin dhe rënien e studios filmike Avala Film në ish-Jugosllavi.

• Shfaqje dhe diskutim me producentin slloven Bostjan Virc mbi dokumentarin e tij të vlerësuar me çmim HOUSTON, KEMI NJË PROBLEM! (Ziga Virc, 2016) që dëshmon rolin e Marshall Titos dhe ish-Jugosllavisë në garën për hapësirën mes SHBA dhe BRSS në vitet 1960.

• Dita e Filmit Privat për të parën herë në Shqipëri. Dita e Filmit Privat është një festë për filmat amatorë dhe filmimet private që mbahet çdo vit në shumë vende lokale në mbarë botën, zakonisht në muajin tetor. Aktivitetet e Ditës ë Filmit Privat i ofrojnë mundësi individëve dhe familjeve për të parë dhe ndarë mes komunitetit të tyre filmat që kanë xhiruar vetë dhe kështu të mësojnë se si të kujdesen për to që edhe brezat e ardhshëm të kenë mundësinë t’i shohin.

Do të marrin pjesë rreth 40 arkivistë nga institucionet e mëposhtme:

ALBANIA
Albanian National Film Archives (AQSHF)
Center for Openness and Dialogue (COD)
Marubi Academy of Film and Multimedia
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)

BOSNIA & HERZEGOVINA
Cinematheque of Bosnia & Herzegovina
Kinoteka Republike Srpske

CROATIA
Croatian National Film Archives (Hrvatski Filmski Arhiv)
Croatian Radio Television (HRT)
State Archive in Split (DAST)

KOSOVO
Kosova Film
Kosovo CInematography Center
National Library of Kosova "Pjeter Bogdani"
Radio Television Kosovo (RTK)

FYR MACEDONIA
Cinematheque of Macedonia

MONTENEGRO
Cinematheque of Montenegro

SERBIA
Filmske Novosti
Yugoslav Cinematheque

SLOVENIA
Slovenian Cinematheque
Slovene Film Archives


Punëtoritë Arkivat në Lëvizje - (AIM) Workshops

EKSPERTËT e AIM: 
http://www.thealbaniancinemaproject.org/aim-expert-trainers.html

PROGRAMI


Të gjitha seancat do të mbahen në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) dhe në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, në Tiranë, nëse nuk shprehet ndryshe.

Të gjitha shfaqjet e filmave do të mbahet në Akademinë Marubi dhe AQSHF nëse nuk shprehet ndryshe.

Shih programin e plotë: http://aqshf.gov.al/aktivitet-48.html


  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE