shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  28.04.2016
Thirrja e Dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera publike.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al 

(Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.)

Ky program do të zgjasë 3 muaj Qershor – Gusht 2016

Lançimi i thirrjes: 25 Prill 2016

Thirrja mbyllet: 15 Maj 2016

Përzgjedhja: 15-25 Maj 2016

Shpallja: 26 Maj 2016

Fillimi i praktikës: 1 Qershor 2016

  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE